Arsyet e mrekullueshme pse duhet të konsumoni një mollë para gjumit - Bota Sot
Arsyet e mrekullueshme pse duhet të konsumoni një mollë para gjumit

Mjekësi alternative

Arsyet e mrekullueshme pse duhet të konsumoni një mollë para gjumit

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 16:05
Ilustrim

Të hash diçka para se të flesh mund të të sjellë probleme gjatë natës, sepse ushqimet në orët e vona të rëndojnë stomakun. Nëse kjo është e vërtetë për shumicën e ushqimeve, molla mund të jetë zgjidhja më e mirë para gjumit.

Ka përmbajtje të lartë vitaminash dhe mineralesh, antioksidantë, polifenole dhe pothuajse fare yndyrë.

Mollët janë të pasura me vitaminën C, B6 dhe kalium, të cilat mund të paralajmërojnë gjendjen e gjumit. Vitamina C, gjithashtu ndihmon në uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e frymëmarrjes dhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak, duke ndihmuar gjendjen e relaksit.

Kaliumi shërben si një elektrolit që i dërgon sinjale trurit për të mbajtur një ritëm të rregullt të rrahjeve të zemrës.

Vitamina B6 mund të zvogëlojë stresin dhe të ndihmojë nxitjen e serotoninës, neuroni që lajmëron gjendjen e gjumit. Po kështu, B6 ndihmon edhe në djegien e yndyrave gjatë natës.

Polifenolet janë antioksidantë që gjenden kryesisht në lëkurën e mollëve. Kështu, lëngu i mollës ose molla pa lëkurën nuk mund të ketë të njëjtën përmbajtje polifenoli si molla me gjithë lëkurë. Me gjithë këto të mira, bëni mirë ta konsumoni një kokërr mollë para gjumit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...