Probleme me diarrenë? Zbuloni nga se shkaktohet dhe si mund të trajtohet - Bota Sot
Probleme me diarrenë? Zbuloni nga se shkaktohet dhe si mund të trajtohet

Mjekësi alternative

Probleme me diarrenë? Zbuloni nga se shkaktohet dhe si mund të trajtohet

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 07:49
Ilustrim

Diarreja është një problem i shpeshtë që në pjesën më të madhe të rasteve ndalon vetë. Mjekët thonë se mund të ndodh si një efekt anësor i mjekimit, ose mund të provokohet nga sëmundjet inflamatore të zorrëve.

Por krahas tyre me ndikim janë edhe ushqimet që konsumojnë, që në jo pak raste mund të bëhen shkak për diarre të zgjatur. Diarreja mund të shoqërohet me dhimbje barku, fryrje barku dhe gazra, dhe nevojë urgjente për të shkuar në tualet.

Më poshtë do të lexoni për një listë medikamentesh natyrale që ju lehtësojnë dhe ndihmojnë në trajtimin e diarresë.

Çaj me lëkura portokalli

Në një tenxhere me ujë të vluar shtoni disa lëkura portokalli të grira. Lëreni të ftohet uji. Ëmbëlsojeni me mjaltë ose sheqer dhe pijeni në formën e çajit.

Hani ushqime me niseshte

Ushqimet me niseshte ndihmojnë në stabilizimin e lëndëve ushqyese dhe krijojnë komfort për barkun tuaj. Perimet me rrënjë janë efektive në problemet e tretjes, për të mos përmendur vlerat ushqyese të tyre. Orizi i gatuar gjithashtu u përshtatet mirë atyre që vuajnë nga diarreja.

Pini çaj kamomili

Lehtësimi i inflamacionit të zorrëve është një arsye për të pirë çaj kamomili. Tre gota në ditë nga ky çaj janë të shkëlqyera për të përmirësuar problemet me tretjen. Tanina e parnishme në të ka efekte të shkëlqyera anti-diarre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat