Temperaturën e lartë tek fëmijët mundeni ta trajtoni edhe me medikamente natyrale - Bota Sot
Temperaturën e lartë tek fëmijët mundeni ta trajtoni edhe me medikamente natyrale

Mjekësi alternative

Temperaturën e lartë tek fëmijët mundeni ta trajtoni edhe me medikamente natyrale

Më: 26 janar 2020 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Është një periudhë kur shumë fëmijë përballen me simptomat e gripit, temperaturën dhe ethet. Temperatura e lartë, sidomos nëse fëmija është shumë i vogël, është diçka që shkakton ankth tke prindërit. Por si duhet vepruar në rastet e temperaturës së lartë? Dhe mbi të gjitha, kur është e nevojshme të kërkohet trajtim mjekësor dhe kur ajo mund të trajtohet në mënyrë natyrale? Shpesh, edhe medikamentet e thjeshta të gjyshes janë të mjaftueshëm për të ulur temperaturën dhe për ta bërë vogëlushin tuaj të ndihet më mirë.

Është e rëndësishme të dini që temperatura e lartë nuk është një sëmundje, por një mbrojtje natyrale e trupit, një reaksion i organizimit për t’u mbrojtur nga infeksionet: temperatura e lartë ndihmon në shkatërrimin e baktereve. Nëse një fëmijë ka temperaturë 39 gradë Celsius, por luan pa u ankuar, nuk ka nevojë për terapi. Duhet trajtuar vetëm kur e bën fëmijën të jetë në siklet ose nervoz, nuk e lë të flejë ose të hajë normalisht.

Si kurohet temperatura tek fëmijët në mënyrë natyrale?

-Ja disa këshilla të thjeshta për të kuruar temperaturën tek fëmijët në mënyrë të thjeshtë dhe natyrale:

-Së pari, mos e mbuloni shumë të voglin dhe nxiteni të pijë sa më shumë lëngje: fëmijët tentojnë të dehidratohen më shumë se të rriturit në rast temperature. Kështu që sa më shumë ujë, lëngje frutash, bordo pule, kamomil dhe qumësht.

-Për ta bërë fëmijën të ndihet më mirë, praktikoni disa kompresa të freskëta.

-Ndihmojini fëmijët të pushojnë, por mos i mbani detyrimisht në shtrat:e rëndësishme është që ambienti të ketë temperaturën e duhur.

-Mos u shfaqni nervozë ose të shqetësuar sepse kështu rrezikoni të irritoni të voglin dhe ta bëni të qajë, pasi e qara rrit temperaturën.

Guidat e reja për kurimin e temperaturës tek fëmijët:

-Temperatura kthehet në një kambanë alarmi kur arrin 38 gradë Celsius tek fëmijët deri në tre muajsh dhe deri 39 gradë Celsiius te kata 3 deri në 6 muaj.

-Nga 7 muaj e sipër, përveç rritjes së temperaturës duhet të jenë prezente edhe simptomat e vështirësisë në frymëmarrje, anomali të koloritit të lëkurës dhe mukozës, ngurtësim i qafës dhe ndërveprime të tjera të fëmijët për t’iu drejtuar pediatrisë.

-Gjithashtu duhet mbajtur nën kontroll shpeshtësia kardiake: rreziku i një patologjie serioze është më i lartë kur rrahjet janë mbi 160 në minut në moshën nën 1 vjeç, 150 mes moshës një dhe dy vjeç dhe 140 nga dy vjeç e sipër.

-Mos harroni se dy medikamentët antipiretike të autorizuar për fëmijë nën 6 vjeç janë paracetamoli dhe ibuprofeni.

-Ndiqni gjithmonë udhëzimet për sa i përket përdorimit të medikamenteve dhe intervalet sipas udhëzimit.

-Evitoni në maksimum përdorimin e antibiotikëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat