Ruan shikimin, shëron bronkitin, përmirëson tretjen: Çdo shtëpi duhet ta ketë këtë bimë!

Mjekësi alternative

Ruan shikimin, shëron bronkitin, përmirëson tretjen: Çdo shtëpi duhet ta ketë këtë bimë!

Më: 31 maj 2020 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Është interesante që kjo është bimë gjysmëparazite. Me rrënjët e veta përforcohet për barin e livadhit nga i cili thith kripërat minerale

Eufrazia (Euphrasia officinalis) është bimë njëvjeçare, e cila mund të gjendet në livadhet e thata. Përmban: Glikozidrinantinë, vaj eterik, vaj yndyror, rrëshirë, hidrokarbure, vitaminë C etj.

Përdoret si antibakterik, antibiotik, antikatarik, antiseptik, antifungal, tonik, digjestiv etj. Është e përshtatshme për sëmundjet siç janë konjunktiviti, glaukoma, iritisi, dobësimi i syve, inflamacioni i kapakëve të syve etj.

Eufrazia mund të përdoret edhe te bronkiti, gripi, kundër dhembjes së kokës, problemeve me tretjen, ngërçet, nervozizmin, pagjumësinë, apetitin e dobët.

Shija e bimës është e njelmët apo e ithët. Ekzistojnë disa lloje të eufrazisë dhe të gjitha janë të përdorshme në qëllimet fitoterapeutike.

Çaji nga eufrazia mund të përgatitet për kompresa dhe shpëlarje të syve. Një lugë e vogël e kafes të bimës së thatë qitet në 2,5 decilitra ujë të vluar. Përdoret i kulluar pas 10 minutash, ashtu që njomet kompresa, e cila vihet në kapakë të syve. Çaji mund të përdoret edhe për pije, i cili forcon të parët.

Është e nevojshme që të përgatitet në të njëjtën mënyrë dhe pihet tri herë në ditë, pa e ëmbëlsuar.

Pika për sy

Përdoret bima e freskët, nga e cila shtrydhet lëngu, i cili përzihet me ujë të distiluar. Përdoren nga dy pika për secilin sy.

Tinktura

200 gramë bimë të thatë qitet në një litër alkool 70%. Pas 30 ditësh kullohet dhe përdoret ashtu që çdo ditë me pak ujë pihen 10-20 pika.

Kundër flamës

Një lugë e vogël e eufrazisë qitet në 2,5 decilitra ujë të vluar, lihet pesë minuta dhe qitet gjysmë luge e vogël kripë. Dy deri në tri herë në ditë spërkatet në vrima të hundës. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat