Çka është Psoriasis?

Mjekësi alternative

Çka është Psoriasis?

Më: 19 janar 2022 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Psoriasis është një sëmundje lëkure që karakterizohet nga krijimi i elementëve inflamatorë (skuqje), të ngritura mbi sipërfaqen e lëkurës, të cilat mbulohen nga skuama (luspa) për shkak të shumëzimit të qelizave epiteliale. Në ndryshimet që ndodhin në lëkurë përfshihen shtimi i keratinociteve (qelizave të lëkurës), shtimi i enëve të gjakut dhe infiltrimi i qelizave të inflamacionit.

Simptomat

Simptomat përfshijnë shfaqjen e njollave të kuqe, të mbuluara me lëkurë të bardhë të vdekur. Këto njolla mund të paraqiten në lëkurë, por më shpesh në bërryla dhe gjunjë, trup dhe rrënjë të flokëve. Psoriasis mund të duken si puçrra të vogla shumë të skuqura, si nën sqetull, ije dhe organet gjenitale. Por, edhe duart, këmbët si dhe thonjtë mund të preken nga psoriasis.

Simptoma të ngjashme:

- Arna me luspa, të kuqe, me gunga

- Luspa në ngjyrë të argjendtë ose të bardha

- Lëkurëza e ngjashme me zbokthin

- Kokë të thatë

- Kruarje

- Djegie

- Rënia e flokëve

Vetë psoriaza e kokës nuk shkakton rënie të flokëve, por kruarja e shumtë sjell rënien e tyre. Për fat të mirë, flokët zakonisht rriten përsëri pasi të pastrohet lëkura.

Trajtimi

Trajtimet e psoriasis synojnë të ndalojnë qelizat e lëkurës të rriten kaq shpejt. Mënyrat e trajtimit përfshijnë kremra dhe pomada (terapi lokale), fototerapi dhe ilaçe orale ose me injeksion. Trajtimet që përdoren varet nga sa e rëndë është psoriaza dhe sa rezultative ka qenë ndaj trajtimit të mëparshëm.

Sëmundja e psoriasis nuk mund të merret nga një person në tjetër. Mjekët akoma nuk e dinë se çfarë e shkakton atë, ata besojnë se kjo vjen nga një mosfunksionim i sistemit imunitar që bën që qelizat e lëkurës të rriten shumë shpejt dhe të grumbullohen në copa. Në rast se një person në familjen tuaj vuan nga psoriasis ateherë ka të ngjarë që ajo të trashëgohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat