Vuani nga ankthi? Ja 10 mënyrat si mund të përmirësoni gjendjen tuaj!

Mjekësi alternative

Vuani nga ankthi? Ja 10 mënyrat si mund të përmirësoni gjendjen tuaj!

Më: 31 janar 2022 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Frymëmarrja e thellë
Është një metodë tejet efektive për të hyrë në një gjendje të relaksuar.

Relaksimi progresiv
Është një teknikë e relaksimit të shpejtë e cila arrihet kur ju shtriheni në shpinë dhe mbyllni sytë tuaj dhe si rrjedhojë ndjeni peshën e trupit tuaj, gradualisht tensioni bie dhe trupi e mendja e juaj kur të zgjoheni do të jenë të relaksuara.

Vizualizimi imagjinativ
Është ajo teknikë e cila redukton stresin dhe ankthin kur e lëni imagjinatën tuaj të rrjedhë plotësisht qetë dhe pa ngarkesa. Po ashtu për t’u relaksuar ta udhëhiqni imagjinatën tuaj në objekte që vërtet sjellin relaksim si plazhet dhe deti, fotografitë, zërat, si dhe muzika relaksuese.

Numërimi
Ka shumë kohë që njerëzit e përdorin numërimin për t’u relaksuar dhe për të fjetur dhe kjo teknikë është treguar të jetë efektive andaj edhe ne e propozojmë. Numëroni qetë me symbyllur nga 1 deri në 100 dhe lëreni që mendja e juaj të çlirohet nga ngarkesat dhe ta ndërpretë numërimin kur të vijë relaksimi, dremitja dhe gjumi.

Muzika e këndshme
Është një metodë tejet efikase relaksuese. Gjen një këngë apo melodi relakuese dhe e dëgjoni duke përdorur njëherësh përfytyrimin për gjerat të cilat flet kënga.

Ecja, shëtitjet
Janë tejet efektive për t’u relaksuar minimum 30 minuta në ditë, gjithashtu zgjidheni një vend që ju pëlqen, merrni pak gjëra të nevojshme dhe qetësohuni bashkë me natyrën që keni para dhe rreth vetës. Shëtitjet mund t’i shfrytëzoni edhe për relaksim psiko-fizik përkatësisht për të luajtur apo për t’u marrë me aerobi.

Meditimi
Përfshin çdo veprimtari që ndihmon për të mbajtur vëmendjen tuaj në qetësi në momentet e tanishme. Meditimi është në njëfarë forme edhe “prehje”.

Masazhi
Është një mënyrë tjetër e relaksimit shumë efektive e cila përfshin shtendosjen muskulore përmes ushtrimeve dhe lëvizjeve të gjymtyrëve të caktuara të trupit si qafës, këmbëve, duarve, etj.

Gjumi
Përcaktimi i një orari gjumi për çdo nate dhe zgjimi gjithashtu në orar. Krijimi i një atmosfere komode në dhomën e gjumit, një dush të ngrohtë para gjumit, një libër për të shfletuar disa faqe, larg televizorit, larg internetit. Ushtrime para gjumit numërim mbrapsht nga 50 gjer 1, 2 deri në 3 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat