Pijet që mbrojnë veshkët

Mjekësi alternative

Pijet që mbrojnë veshkët

Më: 19 maj 2017 Në ora: 18:24
Ilustrim

Veshkët hyjnë në grupin e organeve të turpit që më shumë preken nga dëmtime shkaku i pakujdesisë së njeriut.

Për t’i mbajtur të shëndosha, veç kujdesit nga të ftohtit dhe kushteve tjera të ngjashme të klimës duhet konsumuar edhe një sasi e caktuar e lëngjeve.

Doktorët thonë se duhen të paktën tetë gota ujë në ditë, por edhe lëngje tjera që të kemi veshkë të shëndosha. Ka megjithatë disa pije që në mënyrë më specifike ndikojnë në mirëfunksionimin e tyre.

Lëngu i panxharit

Panxhari është i pasur me betainë që hyn në grupin e fytokemikaleve, të cilat janë shumë të shëndetshme pasi përmirësojnë funksionimin jo vetëm të veshkëve. Veç saj, ai përmban edhe antioksidantë dhe substance tjera që u mundësojnë veshkëve të pastrohen nga substancat e dëmshme.

Lëngu i limonit

Përdoret për të parandaluar shfaqjen e gurëve në veshkë. Psh. Merrni katër limonë, shtrydhini dhe lëngun e tyre përzieni në një gotë me ujë.

Boronica e kuqe

Parandalojnë mbledhjen e batereve në fshikëzën e urinës duke ndihmuar kështu në eleminim të mundësisë për infeksione. Poashtu, ndalojnë formimin e gurëve në veshkë.

Pijet me majdanoz

Majdanozi përmban hekur, që ndihmon për të absorbuar ushqyes të mirë, vitamina dhe karotenoide që njihen si parandaluese të kancerit. Veç mbrojtje së shëndetit të veshkëve dhe fshikëzës, pijet me majdanoz forcojnë sistemin imunitar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat