Kjo lule magjike ndihmon në zhdukjen e kancerit - Bota Sot
Kjo lule magjike ndihmon në zhdukjen e kancerit

Mjekësi alternative

Kjo lule magjike ndihmon në zhdukjen e kancerit

Më: 12 mars 2018 Në ora: 10:40
Foto Ilustrim

Luftues i fortë kundër sëmundjeve të rënda, të tumoreve, mund të bëhet edhe lulja e verdhë që përdoret në shëndetësi për shërimin e shumë sëmundjeve.

Në mbarë botën njihet si shenjë mbrojtëse në luftën kundër kancerit. Bëhet fjalë për narcisin. Edhe pse ky zbulim tingëllon si përrallë, duket se ka diçka të vërtetë. Në fakt, shkencëtarët kanë zbuluar se si kjo substancë natyrale që gjendet në narcis, e quajtur "Amaryllidaceae Narcissus", bllokon proteinat që janë bazë për rritjen e qelizave të tumorit.

"Qelizat tumorale sidomos janë të ndjeshme në reduktimin e sintezës së proteinave", shpjegohet në studimin e publikuar te revista shkencore "Structure". Hemantamina i takon grupit të molekulave terapeutike me prejardhje natyrale, midis të cilave është edhe morfina (që njihet si ilaç kundër dhimbjeve), kininë (përdoret në shërimin e malaries) dhe efedrina (preparat për shërimin e sëmundjeve të mushkërive). Bima nxit stabilizmin e proteinave dhe sjell deri te eliminimi i qelizave tumorale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test