Sir Tom Jones do të lansojë album të ri këtë vit

Muzikë

Sir Tom Jones do të lansojë album të ri këtë vit

Më: 4 janar 2021 Në ora: 13:52
Sir Tom Jones

Muzikanti i njohur, Sir Tom Jones, e ka zbuluar lajmin se gjatë karantinës së Covid-19, e ka përfunduar punën rreth albumit të tij të ri, dhe mezi pret ta lansojë atë gjatë vitit 2021.

Duke folur për emisionin “Jools Holland's Annual Hootenanny”, këngëtari tha: “Në fillim të vitit të kaluar e kam filluar punën rreth albumit tim të ri. Dhe gjatë karantinës së shkaktuar nga pandemia, e kemi finalizuar atë në tërësi. Ky është projekti që mezi pres ta ndajë me të gjithë ju”.

Ndërkohë, së fundmi kantautori i njohur u rikthye në rolin e mentorit të shout “The Voice of UK”, krahas këngëtarëve will.i.am, Olly Mors dhe Anne-Marie, të cilët kishin vendosur ta befasojnë atë me një mesazh prekës nga miku i tij, njëherësh legjenda e muzikës Stevie Wonder, i cili ia uroi me vonesë ditëlindjen e 80-të. Wonder gjithashtu e interpretoi shkurt hitin e njohur të Jonesit, “Not Unusual”.

“E kisha kënaqësinë jo vetëm ta takojë autorin e kësaj kënge, por gjithashtu edhe një mik të ri. Dhe e di që kjo shoqëri mes nesh do të jetojë përgjithmonë. Kemi ndarë shumë momente së bashku. Të dua Tom Jones me gjithë zemrën, dhe dua të më premtosh që do ta bësh të pamundurën të na i dhurosh edhe 80 vjet tjera”.

Disa prej hiteve më të njohura të Tom Jonesit, i cili e gëzon një karrierë muzikore pothuajse 60-vjeçare, janë: “I’ll Never Fall In Love Again”, “What’s New Pussycat”, “Delilah”, “You Need Love Like I Do”, “Burning Down The House”, “She’s A Lady”, “Sexbomb” dhe të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat