Arritje e jashtëzakonshme! Artistja shqiptare vlerësohet me çmimin e madh ndërkombëtar

Muzikë

Arritje e jashtëzakonshme! Artistja shqiptare vlerësohet me çmimin e madh ndërkombëtar

Më: 21 janar 2021 Në ora: 00:11
Ermonela Jaho

Albumi “Anima Rara” i Ermonela Jahos është vlerësuar me një çmim të madh ndërkombëtar. Artistja shqiptare ka bërë të ditur se “International Classical Music Awards” ka vlerësuar me çmimin e parë Ermonela Jahon në kategorinë “Vocal Music” (Muzika Vokale).

Juria është shprehur se karizma dhe aftësia e Jahos i ka dhënë shumë emocione dëgjuesit dhe se zëri i saj i fuqishëm e i ngrohtë është i aftë t’i japë të gjitha nuancat e nevojshme një performance.

“Karizma e saj dhe aftësia për të emocionuar publikun e për të fituar simpatinë e dëgjuesve janë thelbi i performancave të saj të jashtëzakonshme në këngë”, është shprehur juria.

Në lidhje me këtë vlerësim kaq të madh ka reaguar edhe Jaho përmes një deklarate në rrjete sociale. Ajo ka shprehur falënderimet e saj për jurinë dhe kolegët që bashkëpunuan me të për të sjellë në jetë një muzikë kaq të bukur.

“Jam shume e lumtur tju lajmeroj se albumi Anima Rara ka fituar cmimin e pare ne kategorine e muzikes vokale nga ICMA (Cmimet Nderkombetare te Muzikes Klasike). Dua te falenderoj ICMA per nderimin dhe gjithashtu te shpreh vleresimin tim ndaj ekipit te Opera Rara dhe kolegeve te mrekullueshem qe bashkepunuan me mua per te sjelle ne jete kete muzike te mrekullueshme. Kemi kuptuar pergjate kesaj kohe sesa na nevojitet Arti dhe sa e veshtire eshte qe te krijohet. Ju falenderoj per mbeshtetjen e vazhdueshme. Ju dua te gjithëve”, shkruan Jaho.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat