Coachella anulohet për të tretën herë për shkak të pandemisë

Muzikë

Coachella anulohet për të tretën herë për shkak të pandemisë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 09:21
Rita Ora

Zyrtarët e shëndetit kanë urdhëruar festivalin e muzikës “Coachella” që ta anulojë datën e mbajtjes së planifikuar për në prill, për shkak të pandemisë me koronavirus. Kjo është hera e tretë që festivali detyrohet ta shtyjë datën, ka konfirmuar vetë zyrtari i shëndetit publik, Cameron Kaiser.

“Ky urdhër tenton të pengojë ekspozimin e mundshëm ndaj COVID-19”, thuhet në urdhër.

Coachella 2020 ishte caktuar të mbahej në prill të vitit të kaluar, më pas ishte shtyrë për në tetor po dhe më pas për në prill. Billboard raporton se tani mund të shtyhet për në tetor.

Dhe nëse dërgesat me vaksina vazhdojnë të vonohen dhe rastet me COVID-19 shumohen, me shumë gjasë do të shohim ngjarje që do të shtyhen apo të anulohen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat