Lisa Sahatçiu drejt famës botërore, në gjurmët e Rita Orës

Muzikë

Lisa Sahatçiu drejt famës botërore, në gjurmët e Rita Orës

Më: 15 prill 2021 Në ora: 14:55
Lisa Sahatçiu

Këngëtarja dhe instrumentistja shqiptare Lisa Sahatçiu, ka lindur dhe jeton në Vankuver të Kanadasë. Ajo vjen nga një familje artistësh, të cilët kanë ndikuar në zhvillimin e saj në fushën e muzikës.

Lisa është një kantautore e mirëfilltë, pasi shkruan vetë muzikën dhe tekstet në kompozimet e saj. Artistja e re, është duke përgatitur albumin e saj të parë, i cili do të publikohet së shpejti.

“Është hera e parë që publikoj një album dhe e kam nënvlerësuar kohën që të merr për ta publikuar, por patjetër do ta nxjerr gjatë verës”, tregon artistja e talentuar.

“Të gjithë pjesëtarët e familjes sime janë artistë, të gjithë i bien së paku një instrumenti dhe që e vogël kam qenë e rrethuar me muzikë. Më pas edhe në shkollën e muzikës. Më pëlqen që këngët dhe tekstet kam dëshirë t’i bëj vetë. Mendoj se nëse të pëlqen muzika mund të bësh çdo gjë vetë. Një ditë e imja në Vankuver tashmë është ndryshe për shkak të Covidit. Bëj një program radiofonik në vendin ku jetoj dhe merrem me sport”, thotë artistja.

Liza tutje ka folur edhe për eksperiencën e saj në Sunny Hill Festival dhe lidhjen me familjen e Rita Orës.

“Në Sunny film festival” ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe do doja të kthehesha sërish. Babai im dhe i Ritës janë djem xhaxhai. Nuk e kam takuar ndonjëherë Ritën, por sigurisht do të kisha shumë dëshirë. Emri im artistik është Sahati dhe në familjen tonë ne të gjithë dimë të riparojmë ora, ndaj dhe unë zgjodha këtë emër”, shprehet Lisa Sahatçiu për Vizion Plus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat