Manjola Nallbani vjen sërish me një koncert recital!

Muzikë

Manjola Nallbani vjen sërish me një koncert recital!

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 17:38
Manjola Nallbani

Skenës artistike padyshim i kishte munguar magjia që vetëm artiste si Manjola Nallbani dinë ta dhurojnë, ndaj këngëtarja do të vijë këtë të diel pranë gjithë adhuruesve të saj me një koncert recital në qytetin e Ulqinit.

Këtë lajm të jashtëzakonshëm na i dha vet këngëtarja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ku njoftoi të gjithë fansat se koncerti zhvillohet më 18 korrik në orën 21:00, teksa ndau me ndjekësit emocionet dhe lumturinë që ndjen që “skenën verore” në Ulqin do ta nisë ajo vet me koncertin e saj.

Kjo nuk është hera e parë që e madhja Manjola Nallbani vjen me një koncert të tillë. Kujtojmë shfaqjen e rrallë të artistes në maj të 2019-s që shënjoi 30-vjetorin e karrierës së saj artistike. Një koncert, ku shkëlqeu më shumë se kurrë teksa kishte kombinuar në mënyrë fantastike tre zhanre muzikore; atë klasike, popullore dhe pop.

Image
Manjola Nallbani

Performanca e Manjola Nallbanit pritet të jetë e jashtëzakonshme, ku artistja si gjithmonë me zërin e saj brilant e unik do të depërtojë në shpirtin e çdo spektatori që do të ketë fatin ta dëgjojë..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat