​Plarent Kiçmari nga Podujeva shpallet Kampion i Evropës në “Breakdance”

Muzikë

​Plarent Kiçmari nga Podujeva shpallet Kampion i Evropës në “Breakdance”

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 20:52
Plarent Kiçmari

I riu nga Podujeva, Plarent Kiçmari, që jeton në Gjermani, është shpallur Kampion i Evropës në zhanrin e vallëzimit “Break Dance”.

Në Kampionatin Evropian që u mbajt në Brzeg Dolny në Poloni, llapjani Plarent Kiçmari që mbron flamurin e Gjermanisë, mposhti të gjithë rivalët e tij nga Suedia, Slovenia, Gjermania dhe vende të ndryshme të Evropës.

Në kategorinë Junior të moshës 14-16 vjeçare, Kiçmari dominoi të gjitha sfidat me rezultat 3:0, duke dëshmuar edhe një herë talentin në kombinimet e tij në “Breakdance”.

Duhet theksuar, që ky djalosh i talentuar mbron me sukses tash e katër vjet titullin e kampionit gjerman në “Breakdance” dhe tani i mbetet vetëm edhe kampioni botëror për ta fituar, gjë që është synim i tij.

“Breakdance” është një stil i veçantë i kërcimit që së fundmi është pranuar si lloj sporti në lojërat olimpike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat