Një “pishinë” e rrallë, model rus

Ndryshe

Një “pishinë” e rrallë, model rus

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 15:54
Foto Ilustrim

Dy adoleshentë rusë kanë gjetur një mënyrë shumë krijuese për t'iu gëzuar qejfit të bregdetit, pa hequr dorë nga rehatia e dhomës së tyre të ndenjes.

Dyshja ruse e shpikësve vendosën të konvertonin dhomën e  pritjes në apartamentin e tyre në Moskë, në një park ujor privat.

Duke mbuluar tapetin, mobiljet, pajisjet dhe instalimet elektrike me film polietileni, dy djentë të cilëve nuk u janë mësuar emrat, krijuan një pishinë të vërtetë funksionale në brendësi të shtëpisë së tyre.

Ata e ndërmorën këtë veprim pas disa ditësh me temperatura të pa përballueshme në qytet.

Fotot e djemve duke dëfryer në pishinën e sajuar nga ata vetë në shtëpinë e tyre, janë bërë virale pasi u postuan në media sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat