Pas përjashtimit nga puna, mësimdhënësi i fitoi 250.000 dollarë në lotari

Ndryshe

Pas përjashtimit nga puna, mësimdhënësi i fitoi 250.000 dollarë në lotari

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 17:34
Ai kishte punuar si mësimdhënës për dy dekada derisa më pas ishte pushuar nga puna në mes të pandemisë

Joe Camp, një ish-mësues në një çerdhe në Charlotte të Karolinës së Veriut ka fituar 250.000 dollarë në lotari.

Ai kishte punuar si mësimdhënës për dy dekada derisa më pas ishte pushuar nga puna në mes të pandemisë.

“Më shkaktoi vështirë, por unë kam shumë miq dhe familje që thjeshtë më thanë të mos dorëzohesha”, ka deklaruar ai.

Mirëpo, në kohën kur ai mendonte që gjithçka ka marrë fund, befasia erdhi, raporton cnn.

“Të enjten në mëngjes shkova në dyqan dhe bleva një biletë gërvishtëse siç bëj zakonisht. Dhe bleva dy bileta. Nuk fitova në të parën, kështu që provova të dytën dhe e gërvishta edhe atë”, ka deklaruar Camp.

Burri thotë se 250.000 dollarët e fituara synon t’i shfrytëzojë për familjen e tij derisa do t’i kursejë për arsimimin e vajzës dhe të blejë një shtëpi që t’ua lë familjarëve të tij.

“Unë planifikoj që më të hollat t’ia siguroj të ardhmen vajzës tim. Dua të kem diçka pasi ne s’kemi pasur kurrë diçka”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat