Një grua në Angli lindi foshnjën e saj në vetëm 27 sekonda

Ndryshe

Një grua në Angli lindi foshnjën e saj në vetëm 27 sekonda

Më: 6 maj 2021 Në ora: 17:58
Sophie Bugg

Një grua nga Anglia lindi foshnjën e saj në vetëm 27 sekonda duke bërë vetëm një shtytje.

Sipas DailyMail, Sophie Bugg, 29-vjeçare, ishte 38 javë shtatzënë kur doli në banjë në mes të natës në shtëpinë e saj në Basingstoke, Hamshpire.

Bugg më pas doli nga aty me një fëmijë në duar më pak se një minutë më vonë.

Partneri i saj Chris, 32-vjeçar duhej të vepronte shpejt kur Sophie u shfaq jashtë derës së banjës.

Me vetëm një shtytje të madhe, foshnja Millie lindi në krahët e babait të saj të tronditur dhe pavarësisht ardhjes së saj të shpejtë, ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Image

“Për një moment po i dërgoja një mesazh mikut tim dhe disa sekonda më vonë, kisha një fëmijë në krahë”, tha Sophie.

Megjithatë kjo nuk është e hera e parë që asaj i ndodh një gjë e tillë.

Në vitin 2013, nëna e tre fëmijëve kishte vajtur në tualet në mes të natës dhe përfundoi duke lindur foshnjën e saj të parë, Paige – vetëm 12 minuta më vonë.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat