Nuk e kishte marrë rrogën, prezantuesi ndërpret lajmet dhe njofton publikun

Ndryshe

Nuk e kishte marrë rrogën, prezantuesi ndërpret lajmet dhe njofton publikun

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 11:00
Kabinda Kalimina

Një prezantues i TV Zambian ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë të lajmeve për të treguar se nuk e kishte marrë rrogën nga mediumi ku punonte, shkruan Metro UK.

Të shtunën në mbrëmje, Kabinda Kalimina ishte duke lexuar lajmet kryesore kur bëri një akuzë të papritur në transmetim.

Duke marrë frymë thellë, Kalimina filloi duke thënë: “Unë punoj për zonjat dhe zotërinjtë e lajmeve. Ne jemi qenie njerëzore. Ne duhet të paguhemi”.

Ai pastaj shtoi: “Ne nuk jemi paguar”, – duke iu referuar vetes dhe kolegëve të tjerë që punojnë për KBN TV.

Pas këtij momenti, reagoi stafi drejtues i televizionit, që sjelljen e prezantuesit të lajmeve e konsideroi të papranueshme dhe për vetë atë tha se ishte në gjendje të dehur, transmeton Klan Kosova.

“Jemi të shokuar me sjelljen në gjendje të dehur të një prej prezantuesve tanë kryesorë dhe që është bërë virale në mediat sociale”, tha drejtori ekzekutiv i këtij televizioni, i cili në deklaratën e tij theksoi gjithashtu se për të gjithë punonjësit që kanë pakënaqësi, kanë një sistem të mirë për të bërë ankesat e tyre.

“Sjellja e Kabinda Kalimina nuk na përfaqëson ne si televizion. E dënojmë me forcë këtë sjellje të neveritshme dhe ftojmë gjithashtu publikun që ta refuzojnë këtë sjellje me përbuzjen që meriton”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat