Analisti gjerman ‘poshtërohet’ nga i biri, bëhet ‘gazi i botës’ gjatë një emisioni

Kuriozitete

Analisti gjerman ‘poshtërohet’ nga i biri, bëhet ‘gazi i botës’ gjatë një emisioni

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 16:35
Kirkegaard

Analisti i njohur gjerman, është bërë protagonist i një episodi aspak të këndshëm. Ai ishte i ftuar në një emision televiziv përmes lidhjes me “Skype”, kur djali i tij, shfaqet papritur në sfondin e prapmë dhe nis të bëj “prapësira”.

Sipas Ndtv, teksa i ftuari analizonte ndikimin ekonomik të dorëheqjes, djali i tij i vogël u shfaq në sfond, duke kërcyer e duke bërë fytyra qesharake para kamerës.

Fëmija bëri çdo përpjekje për të përqendruar vëmendjen tek ai, duke e shtyrë drejtuesin e TV të pyeste zotin Kirkegaard: A punon djali juaj për qeverinë greke?

Duke kuptuar se djali i tij ka bërë diçka pas shpinës së tij, Kirkegaard qeshi dhe tha se fëmijët janë shumë të vështirë për t’u kontrolluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat