Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndryshojnë ditët e vikendit

Ndryshe

Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndryshojnë ditët e vikendit

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

 18:21 | 7 Dhjetor 2021

Shteti i njohur pritet të bëjë disa ndryshime nga 1 janari i vitit 2022.

Emiratet e Bashkuara Arabe do të zhvendosin fundjavën e tyre për të Shtunën dhe të Dielën duke filluar nga viti i ardhshëm, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve WAM.

Shumica e vendeve arabe kanë fundjavë të Premten dhe të Shtunën, por kjo gjë tani do të ndryshojë në Emiratet e Bashkuara.

Vendi do të ketë një javë pune prej katër ditë e gjysmë, ndërsa fundjava fillon të premten pasdite dhe zgjat deri të dielën.

Sipas një postimi në WAM, fundjava më e gjatë synon “të rrisë produktivitetin dhe të përmirësojë ekuilibrin punë-jetë”.

Ndryshimet do të fillojnë më 1 janar 2022 dhe do të zbatohen për entitetet e qeverisë federale. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat