Qindra zogj bien nga qielli në vdekjen e tmerrshme masive të kapur nga kamerat

Ndryshe

Qindra zogj bien nga qielli në vdekjen e tmerrshme masive të kapur nga kamerat

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 15:36
Tufa të mëdha zogjsh

Tufa të mëdha zogjsh janë regjistruar nga kamerat e sigurisë teksa binin të vdekur nga qielli në Chihuahua, Meksikë, në një video misterioze që ka lënë të shtangur përdoruesit e rrjeteve sociale për arsyen që mund t’i ketë vrarë.

Në pamje shihet tufa e madhe e zogjve emigratorë të zinj me të verdhë që në mënyrë misterioze bien të vdekur përtokë.

Pamjet vinin nga shteti meksikan i Chihuahua ku moria e zogjve binin nga qielli duke u përplasur të vdekur përtokë.

Kreu i Unionit Konservator Amerikan, Matt Schlapp komentonte pamjet që kanë marrë vëmendje të gjerë online: “Ju lutem, vetëm mos thoni që është gripi i zogjve”.

Përdoruesit e mediave sociale përpiqeshin të zgjidhnin misterin duke spekuluar për arsye të ndryshme të ngjarjes.

Një prej tyre tha: “Më duket se ato fluturuan drejt tokës dhe vdiqën nga përplasja”.

Të tjerë përdorues flisnin për testime të armëve teknologjike të ngjashme me atë që ka shkaktuar “Sindromën e Havanës”

“Zogjtë mund të jenë vrarë nga pulsime energjie”, shkruanin përdoruesit.

Megjithse shkaqet mbeten të paqarta, të tjerë spekulonin se zogjtë mund të vuanin efekte të ndotjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat