Si duket mielli i prishur?

Ndryshe

Si duket mielli i prishur?

Më: 12 mars 2022 Në ora: 15:16
foto ilustrim

Një nga treguesit më të mirë se mielli është prishur është aroma. Nëse vëreni se mielli ka marrë një erë – kryesisht të thartë, ndoshta është një shenjë se duhet t’i thoni lamtumirë, edhe nëse afati tregon ndryshe. Vlen edhe e kundërta, nëse afati ka skaduar dhe mielli ende nuk ka erë – mund të vazhdoni ta përdorni për një kohë të shkurtër.

Shenjë se mielli është prishur mund të jetë edhe kur ndryshon ngjyrën ose shfaqet myku ose tenjat.

Lagështia ose temperaturat e larta zakonisht çojnë në shfaqjen e tenjave. Megjithatë, edhe nëse e ruani miellin në një vend të errët në qilar, nuk e keni mbaruar punën. Mundësia më e mirë për ta mbrojtur nga insektet dhe myku nuk është ta ruani në qese letre, por ta ruani miellin në një kavanoz të mbyllur ose në frigorifer.

Duhet të jetë një vend i thatë dhe i errët.

Nxehtësia dhe rrezet e diellit mund të prishin miellin edhe më herët shkruan në pjesën e pasme të paketimit, prandaj sigurohuni që të jetë larg furrës ose burimeve të tjera të nxehtësisë dhe dritës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat