Një krijesë e çuditshme, e ngjashme me alienët shfaqet në plazhin australian

Ndryshe

Një krijesë e çuditshme, e ngjashme me alienët shfaqet në plazhin australian

Më: 31 mars 2022 Në ora: 08:28
I quajtur si një “jashtëtokësor” nga personi që e gjeti, trupi ka një kafkë të ngjashme me zvarranikët, kthetra dhe gjymtyrë të lëmuara që duken sikur i përkasin një gjitari

Mbetjet e një krijese të panjohur dolën në bregun e një plazhi në Queensland të Australisë këtë javë, duke bërë që interneti të hutohet lidhur me atë se çfarë mund të jetë.

I quajtur si një “jashtëtokësor” nga personi që e gjeti, trupi ka një kafkë të ngjashme me zvarranikët, kthetra dhe gjymtyrë të lëmuara që duken sikur i përkasin një gjitari. Trupi u zbulua në bregun e plazhit Maroochydore në Queensland nga vendasi i quajtur Alex Tan gjatë shëtitjes së tij të mëngjesit.Ai regjistroi një video të “bishës” dhe e ngarkoi në mediat sociale, ku komentet filluan të vërshonin mbi atë që mund të ishte.

“Kam hasur në diçka të çuditshme”, tha Alex para kamerës në postimin e tij në Instagram. “Kjo është si një nga ato gjëra që shihni kur njerëzit pretendojnë se kanë gjetur alienë. Duket si një possum pa flokë, por ndryshe nga çdo gjë që kam parë”, vazhdoi Alex para se ta etiketonte atë si “jashtëtokësor”.

“Pavarësisht pamjes së çuditshme, nuk ka gjasa që kjo të jetë kufoma e një krijese që erdhi nga yjet. Në vend të kësaj, mund të jenë mbetjet e një prej krijesave vendase të Australisë”, shkruan Metro.

Disa kanë sugjeruar se mund të ketë qenë një kangur i vogël – ose një makropod, për shkak të madhësisë së tij të vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat