Patat rojtare që gagarisin nëse të burgosurit ikin

Ndryshe

Patat rojtare që gagarisin nëse të burgosurit ikin

Më: 3 janar 2024 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Duke patrulluar përgjatë perimetrit të një burgu në shtetin jugor Santa Katarina, në Brazil, disa pata po i zëvendësojnë paraardhësit e tyre në detyrë, qentë, për t’u siguruar se të burgosurit nuk do të ikin.

Këto pata i kanë zëvendësuar qentë si rojtare burgu në Brazil. Shpendët që gagarisin patrullojnë përgjatë perimetrit të burgut për t’u siguruar se të burgosurit nuk do të ikin.Stafi thotë se vigjilenca e këtyre patave i bën ato rojtare të shkëlqyeshme.

“Kur bëhet fjalë për Sao Pedro de Alkantaran, unë mendoj se vetë lokacioni është i lehtë për t’u monitoruara, teksa nata është shumë e qetë – si dhe gjatë ditës, siç e shihni është vend shumë i qetë. Nata është edhe më e qetë. Unë mendoj, po ashtu, se logjistika e njësitit dhe mënyra se si është ndërtuar, siç e shihni, e favorizon këtë lloj sigurimi, me një tufë patash”, thotë Marcos Roberto De Souz, Drejtori i burgut.

Sipas burgut, përkujdesja për patat është më e përballueshme sesa rritja e qenve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat