Manipulimi i historiografisë serbe me të vërtetën mbi betejën e Fushë-Kosovës

Opinione

Manipulimi i historiografisë serbe me të vërtetën mbi betejën e Fushë-Kosovës

Nga: Sami Fejza Më: 2 janar 2019 Në ora: 07:17
Sami Fejza

Pas disfatës së ushtrisë osmane në Trebinjë të Bosnjës nga bashkëpunimi midis shqiptarëve, serbëve dhe boshnjakëve më 1387, Murati I mobilizoi forca të shumta ushtarake të viseve të ndryshme të Perandorisë Osmane duke urdhëruar në këtë rast edhe sundimtarë të ndryshëm vasal që të vinin me trupat e tyre në mbështetje të ushtrisë perandorake për në betejën e Fushë-Kosovës.

Në Fushë-Kosovë, midis Prishtinës dhe lumit Llap, është zhilluar një nga betejat më të përgjakshme të kohës, më 28 qershor të vitit 1389, midis ushtrive të një kualicioni të gjerë popujsh të Ballkanit, ku në radhët e para merrnin pjesë shqiptarët.

Ngjarjen e një rëndësie madhore që shenon një pikë kthese në zhvillimet historike pa dyshim e përbën Beteja e Fushë-Kosovës rreth 600 vite më parë.

Beteja u zhvillua midis ushtrisë osmane të udhëhequr nga Sulltan Murati I dhe popujve të Ballkanit të organizuar në një kualicion të përbashkët ushtarak nën udhëheqjen e knjatzit serb Llazar Hrebljanoviq, qëndresë kjo e përbashkët përball rrezikut të invazionit osman. Në këtë betejë të përgjakshme mbetën të vrarë dy protagonistët kryesor të saj; Mutati I dhe knjaz Llazari, ku në këtë betejë morën pjesë gjerësisht edhe shqiptarët të udhëhequr nga prijsit e tyre feudalë, Gjergji II Balsha, zot i principatës së fuqishme të Balshajve me kryeqendër në Shkodër, Theodori II Muzaka, zot i principatës së Muzakjve me kryeqendër në Berat si dhe një varg zotërinjsh të tjerë sundimtar të kohës.

Kjo betejë ishte një kthesë vendimtare në depërtimin përfundimtar të osmanëve në trevat ballkanike. Fitorja e luftës nga osmanët solli humbjen e lirisë dhe të pavarësisë së vendeve të Ballkanit, pra rënien e tyre nën vasalitetin osman.

Shkrimet, artikujt dhe punimet me karakter monografik të shumë studjuesve serbë bëjnë përpjekje për ta paraqitur këtë betejë si vepër kryesisht të serbëve, e pjesërisht edhe të kroatëve, boshnjakëve të udhëhequr nga kjaz Llazari. Në punime të këtilla bëhën përpjekje për të minimizuar madje shpesh edhe për të mohuar hapur pjesëmarrjen e shqiptarëve në përgjithësi në këtë betejë, e në veçanti të atyre të Kosovës. Këto janë shprehje të koncepteve shoveniste të kësaj historiografie të vënë plotësisht në shërbim të politikës antishqiptare të qarqeve zyrtare të Beogradit për ta trajtuar Kosovën si “Tokë të lashtë serbe” dhe “djep të kulturës dhe formimit të ndërgjegjes nacionale serbe”.

Beteja e Kosovës ka qenë një përleshje e gjithë ballkanasëve të bashkuar kundër osmanve, pra, ajo së ishte një përleshje vetëm e serbëve. Në këtë betej luftuan krah për krah serbët të udhëhequr nga princ Llazari, boshnjakët të udhëhequr nga mbreti Tverko, vojvoda Mircela (rumun) dhe kontët Balshaj e Jonima (shqiptarë), prandaj kjo betejë duhej të ishte simbol i miqësisë ndërmjet popujve ballkanik, me kësi lloj gënjeshtra vetëm kriminelët serbë mundohën ta shëndrrojnë në të kundërtën. Faktet dhe burimet historike tregojnë se historiografia serbe vazhdimisht ka manipuluar me të vërtetën mbi betejën e Fushë Kosovës...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat