Çka nuk do të ketë nevojë Kosova në 2019-tën? - Bota Sot
Çka nuk do të ketë nevojë Kosova në 2019-tën?

Opinione

Çka nuk do të ketë nevojë Kosova në 2019-tën?

Nga: Ragip Guraziu Më: 7 janar 2019 Në ora: 13:32
Ragip Guraziu

Në 2019 Kosova nuk ka nevojë me egoizma të subjekteve politike të udhëheqet , sepse nga ato subjekte egoiste po na formohen edhe Qeveria egoiste, Presidenca egoiste, Kuvendi egoist e kështu me radhë.

Për të qenë kështu, na duhet së pari që Kosova ta ketë një Akademi  të Shkencave siç gjithë bota dhe jo një Akademi si deri tani e tëra për këto vite si  ariu në gjumin polar.

A është shpresa e vetme e qytetarëve kosovarë që 2019-ta të fillojë të jetë vit i llogaridhënies dhe meritokracisë.

Në rast se nuk e ndrrojnë diskursin politik institucionet politike shtetërore, si ato qendrore e deri te ato lokale, ndryshe nuk do t’ju  jepet të rinjve të talentuar mundësia e barabartë për të pasur në vendin e tyre.

Qeveria asnjëherë nuk ka hezituar t’iukërkojë llogari individëve dhe vendimmarrësve në të gjitha nivelet, duke filluar nga institucionet qendrore deri te ato lokale, që 2019 të zhduket fuqia politike dhe ndikimi i nëntokës kriminale, dhe të mos jetë më mbi ligjin sa i përket të rinjve tanë, që t'ua kthejnë prespektivën e dashurinë për të jetuar në vendlindjen e tyre dhe jo ta marrin botën në sy?!

Me këto parti politike egoiste aktuale, në zgjedhje, (edhe po qe se iu mundësohen kushtet), nuk do kenë kuptim.

Gjasat janë minimale me këto parti aktuale të shkohen në zgjedhje dhe nuk do kenë kuptim pasi që qytetarët shumë të zhgënjyer që 20 vite rresht, të gjitha kanë qenë, herë-herë në pushtet, gjithnjë me koalicione dhe zgjedhjet në këto situata nuk janë të proferueshme, mu në këto situata politike në Kosovë.

 Ndryshe qytetarët të vetmen shpresë po e kanë që të gjejnë mënyra për të ikur sa me shpejtë, sa me larg Kosovës. Derisa krimi i organizuar dhe nëntoka të udheheqin shtetin nga nëntoka kriminale , nuk ka perspektivë për qytetarët dhe shpëtimin do ta kërkojnë duke ikur larg Kosovës që do të thotë se zgjedhjet e reja nuk do të sjellin kurrfarë perspektive për qytetarët.

Pak e hiq  gjasa që të ketë zgjedhje në mes të vitit 2019, pasi që Hashim Thaçi ta perfundojë misionin e tij për t`i dhënë Serbisë gati 1/3 e territorit te Kosovës në pranverën e 2019-ës, po ashtu nuk janë të gatshme partitë politike që të shkojnë në zgjedhje.

 Nuk janë zgjedhjet zgjidhje për situatën politike në Kosove, derisa  është shndërruar politika vetëm në betejë për pushtet dhe secila parti që vjen në pushtet, ka qëlllimin e forcimit të klientelave, zhvatjen e popullit e shërbimin e plotë për mafio-oligarkët, e jo mirëqenien e qytetarëve. Kur kemi parasysh se  po luftojnë të gjitha partitë politike, pa dallim, që në çdo mënyrë ta marrin pushtetin në nivelin lokal apo atë qendror ekskluzivisht për interesa personale dhe përfitime materiale e kriminale në shërbim të mafio-oligarkëve.

Dhe është bastarduar skena politike kosovare me partitë politike aktuale, të degraduara dhe të inkriminuara, se e kanë katandisur Kosovën kjo klasë politike me këta politikanë dhe me këto parti politike, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, në një shtet pa pikë perspektive dhe shtet tërësisht në duartë e krimit të organizuar.

Të gjitha Qeveritë u krijuan me mashtrime

Të gjitha qeveritë e pas lufte, e sidomos edhe pas pavarësisë së Kosovës, u krijuan me mashtrime po mbahen dhe do mbahen me mashtrime derisa qytetarët të vedijësohen kur kemi zgjedhje se ku duhet ta adresojë votën e shenjtë dhe me të vërtet i shenjtë sepse me votatat e qytetarëve në pushtet po vijnë edhe këta të korruptuarit, kriminelët, hajnat që e shtrinë shtetin përtokë, e sidomos nga kriminelët ekonomik...

Qytetarët e kanë humbur besimin tek institucionet e Kosovës dhe në zgjedhjet e ardhshme nuk di se sa do të dalin në votime, pasi rresht për këto vite qytetarët kanë qenë të zhgënjyer dhe po mbesin të zhgënjyer edhe tani, kur kemi parasysh se ka humbur shpresat e tyre gjeneratat e reja ndaj shtetit të tyre dhe po e marrin botën në sy edhe pse shumica me diploma, mastera e doktoratura, por ç'po ju hynë në  punë në shtetin e tyre kur po mbesin rrugëve, e shumica po ia mësynë perendimit për të bijetuar.

Uniteti i institucioneve tona, i domosdoshëm

Kur kemi parasysh ultimatumet e  Vuçiqit, për çdo vit ku paraqet mesazh të qartë se Serbia nuk dëshiron normalizimin e raporteve me Kosovën. Këso mesazhe nuk ka dërguar as Millosheviqi kur ka qenë Kosova në kuadër të RSFJ-së, uniteti pozitë e opozitë është i domosdoshëm dhe pikë.

Akademia e Shkencës në Kosovë është në gjumë dhe gërryen paranë publike, pat thënë dikush vite më parë.

''ASHAK ishte dashur të jetë më aktive, të gjeturat janë brengosëse dhe neveritëse, njofton KP. Shkelzen Gashi, autori i këtij hulumtimi patë thënë se ASHAK nuk ka asnjë projekt të rëndësishëm për vendin.Akademia e Shkencës në Kosovë është në gjumë dhe gërryen paranë publike" Në komisionin parlamentar për arsim, sot është raportuar një hulumtim për Akademinë e Shkencës në Kosovë, ku janë evidentuar mjaft shkelje.

“Akademia e Shkencave ka qenë më produktive në kohën e Milosheviqit se sa tash”.

 Autori i këtij hulumtimi theksoi se asnjë projekt të rëndësishëm për vendin. Me paga dhe me kushte më mirë se akademitë e vendeve të rajonit. “Shumica e librave të botuara nga Akademia janë vetëm ribotime. Krejt i kanë katër projekte të mëdha, dy iu kanë dështuar”, tha Gashi. Ai shtoi se në bazë të hulumtimeve, kryetari saj, Nexhat Daci ka bëtë plagjiaturë. Gashi tha se pagat e larta prej 1300 deri 1500 euro dhe mos arsyetimi i tyre për punën e bërë në Akademi, është shqetësuese. Deputetja Teuta Haxhiu ka thënë se të gjeturat për ASHAK janë mjaft shqetësuese, ku shqetësimi më i madh është mungesa e transparencës financiare. Albulena Balaj Halimaj, anëtare e Komisionit, tha se ndihet e turpëruar kur thuhet në Kuvendin e Kosovës, Akademia e Shkencës është me keq se në kohën apo sistemin e Milosheviqit. Kryetari i Komisinit, Ismajl Kurteshi tha se për këto shkelje të mundshme në Akademi, shumë shpejt do të ftohen drejtuesit e Akademisë për raportim në Parlament.

Në 2019 Kosova nuk ka nevojë me egoizma të subjekteve politike të udhëheqet, sepse nga ato subjekte egoiste po na formohen edhe Qeveria egoiste, Presidenca egoiste, Kuvendi egoist e kështu me radhë.

Për të qenë kështu, na duhet së pari që Kosova ta ketë një Akademi të Shkencave siç gjithë bota dhe jo një Akademi si deri tani e tëra për këto vite si ariu në gjumin polar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...