Nga tradhtia individuale e klanore, në tradhti institucionale?!

Opinione

Nga tradhtia individuale e klanore, në tradhti institucionale?!

Nga: Hafiz Shala Më: 12 janar 2019 Në ora: 11:54
Hafiz Shala

Nga anomalia e pakuptimtë dhe irrituese, deri t fillimi I besimit në diçka që është e pabesueshme por, në politiken e sotme anipse jo normale, por ja që edhe e mundshme.

Si të kuptohen deklaratat, njoftimet bile edhe nga përfaqësuesit shtetëror gjoja, Marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës na qenka e gatshme vetëm pritët të nënshkruhet? Kush e përpilojë atë Marrëveshje, në emër të kujt dhe për kë, pazar pa hongjinë, pa dijen dhe pëlqimin e popullit për fatin e të cilit diskutohet, vendoset dhe nenshkruhet. Nga kush?

Se kryetari i shtetit si individ në bashkpunim dhë koordinim zhumë të përpiktë më bashkëmendimtaret respektivishtë bashkëiniciatoret dhë propaguesit e tyre që nga Kryeministri shqiptar Edvin Kristaq Rama, bashkautori rrahagjoksi Hashim Thaçi nën përcjelljen shumë të kujdesshme të Boton Haxhiu Stanishiqi (Boltonin, Këshilltarin e Presidentit Trump për siguri kombëtare i cili nuk ishte në favor të Pavarësisë së Kosovës), gënjejnë, propagojnë dhë zhvillojnë tryeza pothuajse të përditshme në portalet dhe mediat vizuele të cilat i kontrollojnë, që janë pronarë të krijuar më mjetet e Gorge Sorosit, i japin zjarr dhe e “afirmojnë” idenë e korrigjimit-ndarjes së Kosovës duke i dhuruar Serbisë pjesën veriore më pasuri më të vlefshme natyrore, që do ta kishte lakmi edhe Amerika.

Këtyre veprimeve anti Kosovë antikombëtare, përpos Ramës e Thaçit më partine e tij kriminalo-hajdute PDK-në,në ndërkohë ju bashkangjiten edhe endacakë të PSD-së të cilët, po mos t’i lejonte PSD-ja e Kaqusha Jasharit, një Zot e di se ku do varen apo kujt do t’i mbetnin në qafë. Ani pse me planin sekret të SHIK-ut, ata ranë viktimë duke ju bashkangjitur koalicionit PANA, praktikisht u futën në qeverisjen e vendit sikur të duket nën hije, por, jo, haptas dhe ju bashkangjiten tradhtisë institucionale që, sipas tyre e “ndihmuan” procesin e arritjes së ”Marrëveshjes historike, paqësore e afatgjate më Serbinë”. Lexo: paqësore dhe afatgjate?!

Dhe, kjo “Marrëveshje po u arritka më një shtet i cili  tytën e ka të drejtuar drejtë në lule të ballit që  pret vetëm të ja ngrehë gishtin.

Bashkëbiseduesi (Serbia) i cili, kurrë nuk ka respektuar, zbatuar dhe pranuar për krimet e bëra ndaj popullit të Kosovës, por, më kryeneqsi sillet sikur shqiptarët paskan shkuar drejt Beogradit për të grabitur toka serbe dhe vrarë serb, anipse ata jetojnë lirshëm në trojet të cilat i aneksuan, më shekuj dhe i konsiderojnë se ata den baba den ka qenë dhe janë të atyre. Dhe, rrena e përsëritjes njëqind herë bëhet si, e vërtetë sipas teorisë së shumë përsëritur që nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve Serbe se rrena është mburrje e tyre kombëtare, dhe, po kanë sukses.

Marrëveshja e gatshme, pret vetëm nënshkrimin! A duhet të vijë në Parlament ajo “marrëveshje a duhet të votohet më 2/3 e deputetëve, që është më e rëndë së sa votomi i suprimimit të Autonomisë së tankeve të Millosheviqit të vitit 1989 nën rrethojat e tankeve dhe ushtarëve serb të Parlamentit me kërcënime e shantazhime.

Tani, merreni me mend, Parlamenti i Republikës së Kosovës më shumicë shqiptare, vihet në dyshim si një marrëveshje e tillë e sponzoruar nga pushteti që të kalojë dhe të votohet, sipas logjikës së votimit të Gjykatës Speciale dhe Demarkacionit më  Malin e Zi. Kësaj të këqe i printe Hashim Hashim Thaçi përmes partisë së tij për ta shpetuar lëkurën nga Gjykata Speciale për krimet e bera ndaj bashkëkombasve shqiptar për tu amnestuar dhe vazhduar aktin e tradhtisë tani të reduktar nga individi në institucionet e shtetit për ti Ikur përgjegjësiaë.

Angazhimi i Presidentit të që kjo Marrëveshje të kaLojë edhe më  përkrahjën e Trumpit-Amerikës sipas gënjeshtrave dhë së gjoja është konsesus i gjerë dhë “shprehë vullnetin e popullit” pa e pyetur popullin, është akt I kulluar tradhtie që, po të kishte drejtësi dhe zbatueshmeri kushtetuese, është deshtë të ngritët përgjegjësi institucionale  dhe të ngritët mocioni i mosbesimit. Por, kush? Të gjithë I janë bashkuar të keqes dhe po duan më e shpërblye Serbinë për krimet e bëra dhe dëmet që i shkaktoi Kosovës.

Ku është roli i Edvin Kristaq Ramës në këtë akt tradhtie që po e jep tërë mundin duke e marrë vendime manipulative karshi kosovarëve si njeri që po kujdesët dhe është aq i dashur sa që edhe kuadro nga Kosova të përfshihen në Qeverinë shqiptare duke luajtur edhe më letrën emocionuese për kosovarët rreth Bashkimit Kombëtar dhe, ky na qenka edhe më i vleshëm se Ismail Qemail Vlora që e shpalli pavarësinë e gjysmë pavarësinë e Shqipërisë në rrethanat e  atëhershme kur ishim në rrezik që të eleminohemi edhe si komb që mos të ekzistojmë.

Ky i ka planët e vet afatgjate por mendjeshkurtër në bashkëpunim të ngushtë, me Aleksander Vuqiqin e Serbisëdjë Vuqiqin e Kosovës i quajtur Hashim që më siguri edhe është gjak i shprishur bashkë më ideologun propaganduesin, këshilltarin, Bolton Haxhiun-Stanishiqin më nostalgji të ngulitur nga prindët e tyre si bashkëpunëtor dhe të besueshmit të sigurimit të Serbisë të cilët për fatkeqësinë dhe mos reagimin e institucioneve shtetërore për bashkpunim kundër shtetit,këta,veprojnë  lirshmëm dhë më mburrje.

Ëndrra e Ramës por edhe e Thaçit, është që, Serbisë t’i jepet veriu në shkembim të njohjes e pastaj të merren vesh për bashkim më Shqipërinë duke lenë anash shqiptaret e Maqedonisë Veriore (që nga dita e sotme kur edhe u votua për emrin të imponuar nga Greqia) dhe shqiptaret e Kosovës Lindore (Preshevë, Medvegjë, Bujanovc) të cilat Serbia nuk i jep më asnjë kusht.

Çka do të bashkojnë Shqipëria dhë Kosova kur të falët veriu më pasuri e cila, që të dy shtetet e deritanishme do ti shndërronte ne fuqi ekonomike e në bazë të kësaj edhe ushtarake, teknike, më një fjalë, do të ua kishin lakmi edhe shtët e sotme të zhvilluara evropiane.

Edi Rama,tentonë të jetë njeri nder më të”famshit për ketë akt “patriotik” por, gjithnjë më dëshirë që ky bashkë më Vuqiqin dhe postierin Thaçin i cili duhet të jetë zëvendës i tij në një Shqipëri të bashkuar, ta kontrollojnë Ballkanin më ndihmen e Rusisë dhë keshtu në një mënyrë të tentojnë që Amerika të jetë në rëndë të dytë për çka nuk dyshojë së është një ëndërr dhe asgjë tjetër. Por, mos asgjë, mund të shkaktojnë dëme dhe ta komplikojnë situatën.

Përkrahu qëndrimin e Presidentit shqiptar Ilir Meta i cili ishte i qartë për arësyen e mosdekretimit të Ministrit të Jashtëm shqiptar nga Kosova si manipulim por si përkrahes i idesë për korrigjim të kufijve që në faktë ishte i sygjeruari i Bolton Haxhiu-Stanishiqit për të sigurue përkrahës dhe propagandues të idesë Rama-Thaçi-Vuqiq për copëtimin e Kosovës.

Pa rezervë përkrahu qëndrimin e opozitës LDK-Vetëvendosje për mosinkuadrim në cirkusiadën e Thaçit e të Veselit bashkë më endacakët e PSD-së të cilët do të mbesinnë plehërat e historisë si bashkëtradhetar më Ramen e Thaçin përjetësishtë.

E, tani, ku po jetë popullii nënçmuar,  anashkaluar dhë i tradhëtuar?! Varet prej syqeltësisë së tyre, vetëdijes së tyre dhë më në fundë,reagimit të tyre.

Po e përseris së është më se e nevojshme që të testohet konsenzuesi apo qëndrimi i popullit ndaj këtyre rrjedhave politike të cilat do të jenë fatale për ardhmerinë e tyre e të femijve të tyre dhe, a dinë aj popull më reague sa nuk është berë vonë.

O popull, mos bini pre e gënjeshtrave dhe mosguximit të njerëzve që ju sundojnë e teorive së, Amerika ka thënë ose është bindur së duhet Serbisë t’i jepet veriu. Rrenë e kulluar dhe manipulim për interesa përsonale sepse, nese populli përmes një peticioni deklarohet kundër kesaj iniciative, besomani së as Amerika nuk vepron sipas kërkesave të sunduesve të qitur jashtë nga populli.

Keta sundues, nuk kanë moral, ndershmeri që të mospajtohën për çkado që është kundër interesit të Republikës sepse janë kriminel, hajdut, bashibuzuk dhë tradhtar, të cilët e kanë bishtin e zënë më derë për veprat krimnalo-hajduto-tradhëre të tyre.

Amerika, e çmon dhe e respekton vullnetin e popullit, prandaj më mirë është më e ndalua të keqën së më e largue kur të bëhet vonë.

Një reagim gjithëqytetar, i cili duhet të vie nëse veprohet kundër vullnetit të tyre, me siguri së do të ketë pasoja shumëdimensionale të dëmshme në çdo aspekt.

Ata që thojnë se kush e kundërshton Amerikën janë budallënj, ata, e kanë mizën nën kapuq sepse, t'i spjegosh Amerikës të vërtetën, nuk është kundërshtim por është sjellje miqësore ndaj mikut tonë shekullor duke ja treguar të vërtetën sepse, miku duhet sjellë para gabimeve të cilat do t'i kushtojnë shtrenjtë atij dhe aleatëve të cilët bënë çmos që të na çlirojnë nga Serbia por, jo edhe nga kriminelët, hajdutët dhe tradhtarët që nuk janë në anën e popullit të Republikës! Por në anën e arikut-Serbisë.

Më armikun duhet të bisedohet shumë qartë dhë më vendosmëri. Nëse lë shpejt këshiheri ndak Serbisë,ajo,nuk do të ndalët në bisedimet tjera që dot krijojë artificialishtë dhë përseri do lypë për temat tjera siç janë pronat e kishabeve, gjoja mbrojtja e serbve e çka jo tjetër më qëllim të fundit që Republika e Kosovës nese nuk mundë të eliminojët, të pengohët dhë të shantazhohët gjatë tërë funkcionimit të saj

Kjo klasë e sotme sunduese që si institucione të shtetit që po e tradhëtojnë Kosovën,do të jënë përgjegjes pqërqka historia do ti gjykojë, ndërsa,populli dhë rinia,do të pësojnë duke mos patur ardhmëri në ve ndin e tyre.

Ata të cilët e kanë sadopak ndjenjën e atdhëdashurisë,kurrë nuk do ti bashkohën  kësajë të keqe që po I bëhet më vetëdije e që është vërtetë fatkëqësi ndër më të mëdhat që mundë t'i bësh vendit tënde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat