Shteti pa kufijë

Opinione

Shteti pa kufijë

Nga: Agim Vuniqi Më: 21 janar 2019 Në ora: 06:07
Agim Vuniqi

Vizita e Putinit në Serbi dhe këndimi i këngës “Kakalin” e diplomatit nr.1 serb Daçiqit në hollin e pritjes të diplomatëve rus nuk ishte ngritje e leckës së bardhë të kapitulimit politik siç pretendon të na motivoj dyshja e PDK-së, tandemi Thaçi-Kadriu për hirë të "paqes dhe të ardhmes"

Reçaku i cili futi në lëvizje diplomatët botërorë për të ndëshkuar politikën shfarosëse të Serbisë, para 20 vitesh, po rikthehet si një ngjarje e paharruar, si sfidë e të ardhmes së Kosovës, duke dhënë mesazhin e qartë se Kosovës po i shemben kufijtë. Vizita e Putinit në Serbi dhe kënga “Kakalin” e diplomatit nr.1 serb Daçiqit në hollin e pritjes të diplomatëve rus nuk ishte ngritje e leckës së bardhë të kapitulimit politik siç pretendon të na motivoj dyshja e PDK-se tandemi Thaçi-Kadriu të cilët për hirë të "paqes dhe të ardhmes", po lënë të kuptohet si ulje e heshtave të luftës, si "përpjekje" për  të zbehë ekstremizmin e skajshëm serb për të "goditur" inspiruesit e logjikës sekrete dhe konspirative, duke lënë të hapur shtigjet e reja të kooperativitetit dhe bashkangjitjes në familjen evropiane, përmes Serbisë. E tëra po lënë hapsirë të kuptohet nga shumica që mendojnë esull se po mbahet zvarrë statusi kushtetues i Kosovës, duke mos e kuptuar akoma se kush është sovrani i vërtetë, kështuqë populli i Kosovës po dënohet me kartuqin e kuq, duke u nxjerrë jasht loje, meqë përfaqësuesit e votuar dhe "selektori" e dorëzuan lojën, sa do të zgjatë ankthi, deri kur?

 

"Rusët nuk kanë trupat në Kosovë, as sërbët, trupat amerikane janë atje, pra as pavarësia e Kosovës nuk është punë e tyre, është çështje e amerikanëve.. ."  kështu deklaronte korespondentja e CNN-it Suzanne Malvoux (gjatë shpalljes së pavarësisë së Repubkikës së Kosovës) e akredituar në "White House", duke u bazuar në informatat e zyrtarëve të qeverisë amerikane. Shpeshherë zyrtarët amerikanë e kanë përsëritur, por edhe kanë konfirmuar këtë, edhe në GJND, në favor të shteteve që përkrahën shpalljen e pavarësisë së Kosovës si veprim të drejtë dhe në koherencë me Ligjin Ndërkombtarë dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, dhe se nuk mund të ketë kjo ndonjë risi, apo ndryshim rapid të politikës ndërkombëtare të SHBA-së, edhepse prioritetet e saj kanë ndryshuar, me zviglimin dhe tërheqjen e trupave amerikane në Afganistan, por edhe nga Siria, por edhe në ashpërsimin e gjuhës diplomatike në raport me Iranin, por edhe ne çrrënjisjen e çelulave të ISIS-it. Si duket Serbia ka filluar të futë në lojë prap modelin "domini", por mundë të gabohet rëndë ngase SHBA ka kapacitete të mjaftueshme diplomatike dhe ushtarake të angazhimit në shumë vatra krize përgjatë rruzullit tokësor. Ata që dyshojnë se politika e jashtme amerikane mund të ndryshojë kohë pas kohe mund të gabojnë, ngase qëndrimet e politikës së saj të jashtme janë konsekuente dhe janë shumë të qëndrueshme, ashtu siç ishte intervenimi amerikan dhe i aleatëve të tjerë të NATO-s kundër politikës Millosheviqiane, e që kishte kulmuar me vrasjen masive të shqiptarëve gjatë viteve të 1998-1999, i cili kishte shfrytëzuar APJ-në për të realizuar spastrimin etnik për qëllime plitike, gjë që shtyri forcat e NATO-s të sulmoi ushtarakisht caqet ushtarake serbiane për të penguar katastrofën humanitare, duke u mbështetur në kapitullin VII të OKB-së, meqë në fakt rrezikohej paqa rajonale dhe ndërkombëtare.

Serbia dhe kreu i saj politik dhe ushtarak nuk ka lëvizur fare nga logjika ekspanzioniste dhe logjika e rrezikshme politike që me luftë të realizoi qëllimet e parashtruara politike, përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbiane e cila gjithnjë ka qenë  inspiruese shpirtërore e krimeve te vazhdueshme në Ballkan, dhe konkretisht në Kosovë. Ajo që u pa tash së fundi; i kapjes së shtetit në prokurori nga grupi kriminel famëkeq “Pronto” dhe emrimi i tyre në Kosovë, pastaj tendenca për shembjen e sitemit financiar të Kosovës, me anarki finansiare të rritjes së rrogave pa një analizë adekuate të ekspertëve dhe të irganizatave të pavarura sindikale duke përulur parlamentin e Kosovës, me ndarjen e mjeteve buxhetore të qeverisë, po ngulfatë institucionet demokratike kosovare dhe po pengon drejtpërdrejtë reformimin, modernizimin dhe digjitalizimin e administratës shtetërore, jo qeverisje këshilltarësh pa eksperiencë, që as që përfillin institucionet e dala nga vota e popullit... Shuëmçka që ndodhë brenda komunave me shumicë serbe, as që bëhet publike dhe nuk publikohet, por është vazhdimësi e një logjike konspirative e instaluar në mbamendjen e serbëve që nga Beteja e humbur e Kosovës, logjikë që u shndërrua në tragjedi ndërkombëtare viteve të 14 të shekullit XIX, atëherë kur disa nga oficerët serb planifikuan atentatin kundër perandorit austriak Franc Ferdinand.

Serbia e cila është një shembull i keq  i rrezikimit permanent të paqes botërore, po përpiqet që me politikën e saj destruktive, të implikojë si gjithëherë gjatë historisë Rusinë, për të shkaktuar krizën botërore, qëllim politik i së cilës është dobësimi i unitetit brenda evropianë, duke dashur që të futë pengesa të reja për të ngadalsuar reformat e projektuara në Evropë. Nuk është ky provokimi i vetëm, ngase ajo me prononcimet e kohëpaskohshme të kreut më të lart shtetërorë, që u prinë politikani i vijës së ashpër Dodik, në BEH, sudomis presidentit priory’s serb Vuçiq, po i lënë të hapura burimet e reja të konfliktit, duke u përpjekur ta  ndajnë Republikën Serbe nga Federata e BEH dhe ta coptojnë Kosovën. 

Serbia e cila ishte shkaktare edhe e esklaimit të Luftës së Parë Botërore, po pretendon edhe tash të ndikojë në çrregullimin e raporteve brenda BE-së, për të rikthyer gjendjen e tensioneve të reja në Ballkan, por që është një përpjekje spekulative aspak reale, meqë fuqia e Ariut siberian nuk është siç ishte në Kohën e Paktit të Varshavës, dhe në kohën e Kremlinit të kuq, meqë BRSS ishte shumë më e shtrirë në Evropë, ndërsa tash është e rrudhur dhe e kufizuar me shtetet e ndara të cilat kërkojnë anëtarësimin në NATO. Për atë nuk besoj se historia mund të përsëritet, por duhet rikujtuar ngjarjet hisorike kur Serbia jo vetëm njëherë, kërcnohej edhe me mundësitë e sabotazhit në liqenin e Ujmanit, të cilat edhe pse në nivelin e spekulimeve rrisin skepticizmin e popullatës dhe është formë e luftës speciale.

Përvoja historika spjegon se nuk ka konflikte të mëdha apo të vogla meqë mund të përhapen shpejt, nëse nuk u paraprihet me diplomaci të fuqishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat