Letër e hapur Hashim Thaçit, presidentit të Kosovës

Opinione

Letër e hapur Hashim Thaçit, presidentit të Kosovës

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 11 shkurt 2019 Në ora: 09:32
Hashim Thaçi

Në mbledhjen e radhës së  Këshillit  të Sigurimit të OKB-së  për Kosovën që  u mbajt me 7  shkurt 2019, Vlora Çitaku, ambasadore e  Kosovës në këtë organizatë  situatën aktuale në Kosovë  e  prezentoi në mënyrë  të shkëlqyer duke përgënjeshtruar me fakte Serbinë. Megjithatë  te një pjesë e ambasadorëve të shteteve të ndryshme në fjalën e tyre dukej qartë se ishin nën ndikimin e propagandës serbe dhe u pozicionuan në anën e Serbisë, duke përmendur vetëm  Rezolutën 1244, UMNIK-un, asociacionin e komunave serbe,Gjykatën speciale në Kosovë, heqjen e taksës 100 përqind ndaj mallrave të  Serbisë dhe arritjen e një marrëveshje  përfundimtare  mes Kosovës dhe Serbisë. Këta ambasadorë  proserbë   nuk u përqëndruan fare   te  Serbia si fajtore, agresore, për dëmet dhe krimet që ia shkatoi Kosovës dhe për obstruksionet që i bën në vazhdimësi Serbia duke mos i zbatuar marrëveshjet e arritura gjer më sot  në bisedimet në Bruksel.

E tërë kjo dha të kuptohet se është e domosdoshme dhe më se e nevojshme që sa më parë lidershipi i Kosovës ti përkthejë në gjuhë të huaja librat e shkruara  më të mirë dhe dokumentet e tjera të shoqërura edhe me fotografi që dëshmojnë krimet, masakrat, djegiet e shkatërrimet  që ushtria serbe i bëri në Kosovë në vitet 1998/1999, dhe suksesivisht ashtu si të përgatiten  pa humbur kohë tua dërgojë ambasadorëve në OKB, BE, KE dhe liderëve tjerë botërorë që të njihen më mirë me të zezat që ushtria serbe i  bëri gjatë  agresionit ushtarak  në Kosovë. Kjo me siguri do ti ndërgjegjësojë të gjiitha ato shtete që nuk e kanë kuptuar aqë sa duhet të  vërtetën për Kosovën, e para, dhe e dyta do tia mbyllte rrugët diplomacisë agresive  të Serbisë e cila me propagandën e saj vetëm me gënjeshtra përpiqet e paraqitet  si viktimë. Fjalët i merr era, ndërsa   librat, materialet e shkruara dhe fotografitë kanë efektshmëri dhe  jetëgjatësi më të madhe pasi i merr dhe i lexon kur të duash dhe sa herë të duash. Për ta bërë këtë  asnjëherë nuk është vonë, sepse as pranimi i Kosovës në BE nuk do të jetë aqë i lehtë dhe i  shpejtë, gjë që  dëshmohet me nëpërkëmbëzat dhe kushtet që BE në vazhdimësi po ia cakton Kosovës dhe se disa shtete të BE  edhe pas  kaqë viteve  ende nuk e kanë njohur Kosovën. Ndërsa edhe pranimi i Kosovës në OKB nuk do të jetë aqë i lehtë dhe i shpejtë për arsye të vetos së Rusisë dhe Kinës, që kryekëput anojnë kah  Serbia-

Zoti hashim Thaçi, populli shqiptar gjatë tërë historisë së tij ka kaluar   jetë të bujshme e dinamike, dhe  përkundër heroizmave të shkëlqyera  ka përjetuar më shumë ngjarje të dhembshme se sa të lumtura. Kjo si rezultat i tradhëtitë që shqiptarët ia kanë bërë vetes e pastaj edhe  nga të huajt. Të gjitha këto populli brez paz brezi i ka  transmetuar me shprehjen si  “kalaja pushtohet nga brenda”, që e ka kuptimin se armiqtë nga brenda e bëjmë shkatërrimin e çshtjeve madhore kombëtare. Në popull gjithashtu qarkullon shprehja se “Çka ia bën vetes njeriu, nuk ia bën askush tjetër”. Që don të thotë se për çdo hap në jetë njeriu duhet të mendohet mirë e mirë. Në popull është e pranishme edhe shprehja se, “ A e sheh veten në pasqyrë”. Që don të thotë se njerëzit duke rendur  pas realizimit të egove të gabuara  harrojnë ta analizojnë veten a janë duke vepruar mirë dhe se a kanë kapacitet e kaçik për ta kryer  një punë të dobishme  gjer në fund.

Te na shqiptarët që nga koha e Skendërbeut ekziston edhe shprehja “Trimi i mirë me shokë shumë”. Që don të thotë se punët e mira lypin angazhim të sinqertë të përbashkët që ka fuqinë e realizimit më të lehtë dhe të suksesshëm, gjë që te na shqiptarët e shohim rallë herë.

 Zoti Hashim Thaçi, me sa jemi të  informuar, Ju me profesion jeni historian,  që don të thotë se duhet ta njihni mirë  historinë e sidomos atë  të popullit shqiptar. Duhet ta  dini mirë sakatosjen e trojeve shqiptare që nga Kongresi i Berlinit 1878, Konferenca e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe Konferenca e Paqes në Paris 1920, ku më shumë se gjysma e trojeve dhe e popullit shqiptar mbeti jashtë shtetit amë Shqipërisë. E  tërë kjo është bërë me dakordimin dhe hilet e Evropës për ti kënaqur orekset  okupuese të  Serbisë.  Sot, në shekullin e 21  një pjesë e Evropës me sa duket është reformuar në të mirë, por një pjesë e saj  për fat të keq ende vazhdon me  mentalitetin dhe avazin e vjetër. Këto gjëra besojmë  se i dini shumë mirë, ndaj edhe dëshpërohemi  së tepërmi  kur e shohim  se sa besim të madh keni  te  Evropa  dhe te të huajt. Me siguri që pranimi i Kosovës në BE nuk do të jetë i lehtë dhe i shpejtë që dëshmohet me kushtet që në vazhdimësi Evropa ia nxjerr Kosovës. Ndërkaq as edhe pranimi i Kosovës në OKB nuk do të jetë aqë i lehtë dhe  i shpejtë , për arsye të vetos që pritet nga Rusia dhe Kina që janë në krahun e Serbisë. Për këtë arsye nuk duhet të shpejtohet dhe gabohet , por përkundrazi duhet bërë hapa të sigurtë e jo të dëmshëm për Kosovën.

As psikiatrët, psikologët, filozofët, sociologët, diplomatët e politologët më të mirë nuk besojmë  se mund ti bijnë në fije guximit dhe optimizmit Tuaj për arritjen e një marrëveshjeje, siç po thoni, gjithpërfshirëse e përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe  Serbië, me njohje të ndërsjellë dhe me pranimin e Kosovës në BE dhe  OKB. Nuk e dijmë  a ia keni vënë gishtin kokës dhe a keni menduar mirë se sa problem kompleks është ky që mendoni ta realizoni sidomos  me Serbinë e cila është e dëshmuar për agresivitetin dhe dinakërinë e saj ndaj shqiptarëve.

Zoti Hashin Thaçi, zgjidhja e të  gjitha problemeve ka rendin e saj, ka strategjinë e saj, gjë që me sa duket Ju nuk jeni duke e përfilluar fare.

Që me fillimin  e bisedimeve  midis  Prishtinës e Beogradit në Bruksel i bëtë hapat e gabuar. Gabim është që iu futët i vetëm   kësaj pune pa e bërë unifikimin e qëndrimit të tërë spektrit politik shqiptar në Kosovë. Gabim është që i filluat bisedimet pa kërkuar Serbia falje publike për krimet, masakrat  dhe gjenocidin e kryer në Kosovë. Gabim është që i nisët  bisedimet pa u zbuluar varrezat masive në territorin e Serbisë  të mbushura me kufoma  të shqiptareve nga Kosova. Gabim është që i filluat  bisedimet pa u zbardhur fati i personave të rrëmbyer dhe që figurojnë ende të pagjetur. Vetë pranimi nga ana e Juaj që ti  filloni bisedimet me Serbinë pa u plotësuar kushtet e sipërpërmendura paralajmëron dështimin e këtyre bisedimeve, sepse vetë joshja që ua ka bërë Serbia për fillimin e bisedimeve pa kushte  dhe pranimi i Juaj që të uleni në tryezën e bisedimeve   tregon se Serbia tashmë e ka vënë kopilin te dera e Kosovës.

Zoti Hashim Thaçi, në asnjë mënyrë nuk është dashur të shkoni në bisedime me Serbinë pa unifikimin e mendimit unik të  tërë sprektrit politik shqiptar në Kosovë dhe pa  hartimin e  një platforme të formuluar  me kujdesin më të madh. E  keni shumë gabim nëse mendoni se Ju jeni i pari i Kosovës, se Kosova ka filluar me Ju dhe se Ju do të jeni ai  që do ti zgjidhni problemet ekzistuese dhe se do ta shpëtoni  Kosovën.  Asnjëherë një person, pra qofshit edhe Ju, nuk mund ta doni Kosovën më shumë se sa tërë populli i saj që i pësoi tërë ato vuajtje që nuk mund ti duronte as guri e  jo më njeriu.

Të fillojmë nga Prekazi e Adem Jashari kryetrimi dhe legjënda e rezistencës kosovare e mbarëshqiptare i cili ra heroikisht sëbashku  me më shumë se  pesëdhjetë anëtarë  të familjes mes tyre bura gra e fëmijënga sulimi i  befasishëm të një numri të madh të ushtrisë e policisë serbe të armatosur gjer në dhëmbë. Ky ishte shembulli më i mirë se si duhet të luftohej dhe sakrifikohej për lirinë që ne sot e gëzojmë,  dhe ku për fat të keq pjesa dërmuese e lidershipit të Kosovës  po luton për pushtet dhe për ti mbushur xhepat më para të pista. Pastaj të vazhdojmë me masakrat që ushtria serbe i kreu në Reçak, Izbicë, Meje, Krushë e Madhe, Krushë e Vogël,Gjakovë, Pejë etj.etj. që pati epilogun me 15 mijë të vrarë e të masakruar mizorisht, mes tyre gra, pleq, persona invalidë e fëmijë. Masakrat serbe lanë mijëra  gra shqiptare të veja dhe mijëra fëmijë shqiptarë jetima. E shihni e dhe vetë se  nuk ka vend në Kosovë ku nuk janë ngritur varreza përkujtimore për shqiptarët e vrarë nga dora gjakatare serbe.

Zoti Hashim Thaçi, Ju jeni duke bërë edhe një gabim të  madh duke komunikuar për bisedimet Prishtinë-Beograd më shumë me të huajt se sa me kosovarët. Në popull ekziston shprehja “ Gjithnjë më afër është gusha se fusha”, që don të thotë ta konsultosh  fillimisht  popullin tënd.

Gabim i madh i Juaji si lutëtar, kryeministër dhe si president i Kosovës, është se për kaqë vite të kaluara duke patur kaqë shumë fakte, argumente e libra të shkruar për krimet , masakrat dhe dhunimet e femrave shqiptare në Kosovë nga ana e ushtrisë serbe, nuk e patë të arsyeshme që të organizonit që  pjesën më të mirë të tyre  ta përkthenit në gjuhë të huaja dhe të shoqëruara edhe me fotografi, ti shpërndanit  te ambasadorët e OKB-së, të BE-së,, të KE-së dhe te tërë liderët botërorë për ta demaskuar realisht Serbinë, por  lejuat që Serbia me  gjepura e lot  krokodili të imponohet si viktimë.

Gabim i madh i Juaji është se të paktën as edhe  një fragmrnt trishtues nga libri “Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”  i autores Luljeta Selimi nuk organizuat të përkthehet  dhe tia  jepnit ta lexojë fillimisht z. Ketrin Eshton, e më pastaj edhe z. Frederika Mogherinit, pse jo edhe z. Johanes Hanit apo edhe z.Aleksadër Vuçiqit, që të  kuptonin më mirë se çfarë dhunimesh   shtazarake kanë bërë serbët në Kosovë ndaj 18 nijë femrave shqiptare. Ja disa grimca që unë i nxorra nga libri i Luljeta Selimit,” që sa herë më kujtohen më dridhet shpirti e më lëngon zemra kur mendoj si është e mundur të ndodh një  gjë e tillë e të mbetet pa u ndëshkuar.

 “ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më  dhunuan dhe  trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron  se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe  mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”,” Pasi ma vranë djalin,  mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tri gishtërinj e pastaj më dhunuan”, “Më dhunuan para syve të nënës”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “Me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”,”Më dhunuan e ma prenë gjirin”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjte mij”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën  e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”,  “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe  burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenittale…”

Do të kishte qenë mirë që të lartëpërmendurve tua tregonit e dorëzonit edhe këtë hartë të botuar nga Enciklopedia Ruse e vitit 1817, që e kam botuar disa herë në “bota sot”, ku shihet  sa e vogël ka qenë Serbia e që është zgjeruar duke vrarë e djegur shqiptaët.

Image
Faksimile e hartës së Enciklopedisë ruse që tregon kufijtë realë të Serbisë në vitin 1817

Kjo do të ishte rruga më e mirë që duhej ta ndiqnit për të hy në bisedime me Serbinë.

Deklaratat  e lidershipit  të Serbisë me në krye Aleksander Vuçiqin se Serbia në bisedimet me Kosovën duhet të arrijë një kompromis që të mbetet e kënaqur e të mos mbetet e humbur, janë maksimalisht ogurzeza për Kosovën. Pas të gjitha të zezave që serbët i kryen në Kosovë  ta pranosh lojën serbe e të bisedosh me Serbinë për trojet shqiptare, për resurset shqiptare, apo për shkëmbin territoresh dhe ndryshim kufijsh, do të ishte çmenduri  e vërtetë dhe vetëvrasje për Kosovën. Orekset e Serbisë ndaj Kosovës kurrë nuk do të ndalen. Kosova pa marrë parasysh presionet nga jashtë nuk duhet të pranojë asfarë bisedimesh  në dëm të saj.

Zoti Hashim Thaçi, të jeni të sigurtë se po qe se Kosova e humb edhe një pëllëmbë të tokës së saj Ju do të shpalleni   tradhëtar kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat