U tha, çka nuk do duhej të thuhej ? - Bota Sot
U tha, çka nuk do duhej të thuhej ?

Opinione

U tha, çka nuk do duhej të thuhej ?

Nga: Prof. Avdi Gjata Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 19:00
Prof. Avdi Gjata

Java që shkoi, nuk do jetë e lehtë me e harruar as për mësimdhënësit, as për policët as për gjinekologët e besa as për shqiptarët në përgjithësi të cilët ia duan të mirën vetes e Kosovës . Veçanërisht, sjelljet e papërgjeshme që luajtën gazetarët e mjetet tjera të informimit rreth rastit të " dhunimit" të vajzës në Drenas që u shfrytëzua në formën më të keqe për qëllime të caktuara politike e injoruese dhe më së paku për t'u informuar mirë opinioni në suazat e mendimit e shtypit të lirë. Gjithashtu, ky janari i vitit 12019, nuk do harrohet edhe për shkakun e rritjes së pagave për pushtetarët në rend të parë si edhe protestave e grevave të punëtorëve,mësimdhënësve, mjekëve specialist, punëtorëve publikë që kërkonin rritjen e pagave për punën e bërë, pavarësisht kushteve e mundësisë së buxhetit?!...

Problemet që iu takojnë socilogëve, psikologëve, punëtorëve social e edukativ iu dhamë karakter partiak e politikë etj, etj e për të keqen tonë. Informata i tejkaloi kufijt shtetëror që armiqët e shfrytëzuan për interesat e tyre e rejting politikë, kundër nesh. Të gjithë, duhet të dimë që Ballkani e shqiptarët, jemi duke kaluar nëpër situatë të rëndë politike, ekonomike po edhe sociale, që përveç problemit të ndërtimit të shtetit, ballafaqohemi edhe me probleme sociale, psikologjike, edukative dhe ekonomike që po e shqetësojnë për së tepërmi opinionin. Sjelljet e ngjarjet e tilla, nuk janë të rastësishme, po janë më shumë prodhim edukativ, psikologjik e social që duhet shqyrtuar nga njerëzit profesional.

Atëherë, për zhdukjen e rasteve të tilla, faktori më i rëndësishëm është avancimi i pozitës së gruas në shoqëri që ka stagnuar dhe është trashiguar nga sundimet e huaja gjatë shekujve e solidarizimi për një "LËVIZJEJE të GRUAS" që do të hudhë themelet të qëndrueshme për avancimin e gruas në skenën politike e mirëqenjes ekonomike që do e çliron e forcon pozitën e gruas në vend e në të gjitha strukturat shoqërore. Për të qenë më të sigurt të gjithë duhet ta dimë që dhuna është vështirë të matet e vlerësohet dhe veçanërisht në një shoqëri heterogjene siç jemi ne! Në të njejtën kohë, duhet të dimë që normat e dhunës kundër grave, duhet që qeveritë e shoqëria të angazhohen edhe më shumë për ndihmuar e rritur stimulimin e vazhdueshëm të grave, për të eliminuar faktorin kryesor të shkeljes së vazhdueshme të drejtave të njeriut siç është edhe mentaliteti fetar e emocional te ne?!...
E veçanta kryesore është që ne duhet të krijojmë një platformë për të gjetur rrugë e mënyra për të reduktuar mëtej, pabarazinë në Kosovë në Maqedoni, Shqipëri e pse jo edhe në Ballkanin Perendimor. Ka ende punë, detyra,obligime shtetërore, instuticionale e qytetare e nuk duhet t'a ndalim punën e luftën për barazimin e gjinisë femërore e dhënjen e pozitës që e meritojnë e duhet ta kenë gratë.( një parajsë që e meriton gruaja jonë). 

Deklaratat, thënjet e polemikat që po zhvillohen pro e kundër profesorit, policit e mjekut, duhet shiquar nga një kënd krejtësisht tjetër, më real dhe një gjakftofëtësi më të madhe tonën, si edhe: "uljen e gjakrave" të panevojshëme.

Qëndrimet e presionet e gazetarëve "gazetarëve të papërgjeshëm" të portaleve, FB, etj, qytetarët, duhet demaskuar pa hezitim, pasi po shihet që kanë qëllim dezinformimin e opinionit, krijimin e një situate jo normale psikologjike për opinionin qytetar në kohë e momentin më të rëndësishm si edhe më të rëndë, siç është zgjidhja e problemit të Kosovës me Serbinë?!...

Megjithate edhe sot e tërë ditën, mbetet alarmante pozita e gruas, pasi as asnjë vend në botë, nuk ka arritur të gjejë mënyra të mjaftueshme për eliminimin e dhunës kundër grave siç janë edhe vendet Nordike e besa edhe vet Islanda si e para në këtë drejtim. Dhuna ndaj grave është si shkak, poashtu edhe pasojë e pabarazisë së saj gjatë historisë. <kjo ka ndodhur edhe në vendet e zhvilluara industriale dhe mos të flasim për gruan shqiptare që ende është duke jetuar në familje patriarkale për fat të keq të burrave e besa edhe vet gruas shqiptare. Mbesë me shpresë që nesër, nënat e gratë tona do ta zënë vendin e merituar në shoqëri, pavarësisht se ku jetojnë e do jetojnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...