Taksa, pas vendimit të marrë nga ana e Qeverisë së Kosovës si temë diskutimi për tre muaj rresht efektin e saj e ka arritur që në muajin e parë, bazuar në fakte të prekura thuajse në 70% të territorit të Kosovës, taksa ka arritur qëllimin e saj thuajse 100% .
Pas një muaji, apo në muajin e dytë, taksa ka qenë vetëm fuqizimi i asaj që është arritur, dhe si e tillë ka qenë e domosdoshme të fuqizohet, pra muaji i dytë ishte i nevojshëm.
Pas muajit të dytë, apo muaji i tretë e këtej, taksa lirisht mund të konsiderohet populizëm apo fushatë parazgjedhore nga ana e Kryeministrit apo AAK-së si parti.
Në anën tjetër, qëndrimi anti-taksë i Presidentit, është kryekëput akt me dy teha, njëra sjellje lëpirëse apo hyrje në hatër tek ndërkombëtarët dhe tjetra qellim i dëmtimit të personalitetit të Kryeministrit tek ndërkombëtarët si dhe me anë të kësaj të ndikojë edhe në uljen e simpatisë së fituar tek qytetarët e vendit, simpati e fituar me anë të taksës dhe disa vendimeve të marra gjatë kësaj periudhe nga ana e Kryeministrit!
Taksa, ka arritur në 100% të qëllimit të saj, tani nuk ka asnjë arsye për t’i prishur marrëdhëniet me SHBA për shkak të taksës, taksa tani është instaluar në mendjen e secilit, fatmirësisht flamujt e secilit shtet janë të vendosur në produkte dhe taksa do të vazhdoje nga ana e popullatës pa asnjë fije dyshimi.