Prishtina nuk ka platformë strategjike për Veriun e ndërkombëtarizuar të Kosovës - Bota Sot
Prishtina nuk ka platformë strategjike për Veriun e ndërkombëtarizuar të Kosovës

Opinione

Prishtina nuk ka platformë strategjike për Veriun e ndërkombëtarizuar të Kosovës

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 18:51
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Edhe pse për këtë çështje ish-kryeministri dhe, tani presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me “bekimin” e qeverive dhe të kuvendeve të Kosovës ka zhvilluar bisedime me palën serbe në Bruksel, Jo më pak se 9 vjet  (2011-2019), mirëpo, deri tani Kosova nuk ka pasur dhe, ende nuk ka ndonjë platformë politiko-strategjike për zgjidhjen e problemit të territorit verior të Kosovës.

Sepse  de fakto ajo është pjesë e ndarë qe 20 vjet, të cilën nuk e kontrollon Kosova, por Serbia. Kështu që, tani kemi të bëjmë me një gjendje “pat-pozicioni”, ku “Serbia dhe serbët nuk mund të bëjnë luftë  për këtë territor. Gjithashtu, qeveria e Kosovës nuk mund të bëjë luftë. Madje, forcën nuk do ta përdorin as forcat  ndërkombëtare.- Autonomia e veriut nuk është e mundur brenda Kosovës shqiptare. Atëherë çfarë do bëhet me Veriun? “

-Asgjë, derisa Amerika të ndërhyjë në këtë çështje, që Serbia të tërhiqet nga territori verior i Kosovës, tjetër zgjidhje nuk mund të ketë në favroin e tërësisë së sovranitetit territorial dhe shtetëror të Kosovës.

Prandaj, janë të kota “platformat” e “shuttle grupeve” negociuese të Kosovës se gjoja në Bruksel “nuk do të lejojnë prekjen e kufijve të Kosovës”.

-Çfarë konstatimi ky, po, kush ka sy, vesh e mendje, kufirii veriut të Kosovës, tanimë është prekur qe 20 vjet (1999-2019), por çështja është se si ta përzëmë  Serbinë nga ajo pjesë  vitale e  territorit të  Kosovës.

Vazhdimi i Dialogut në Bruksel nuk sjell njohjen e Kosovës nga Beogradi, por vetëm prekjen e kufijve të saj territorialë

Të gjithë ata liderë politikë të Kosovës, të involvuar  dhe, të tjerët që kanë shprehur  dëshirën të involvohen në  Dalogun e Brukselit (2011-2019), janë dijeni se epilogu i tij nuk do të jetë NJOHJA E KOSOVËS nga ana e Serbisë ( me gjithë dëshirën e tyre), por vetëm po e gënjenjë dhe po e mashtrojnë popullin shqiptar të Kosovës, se gjoja në Bruksel po bisedohet për ta bindur Beogradin që ta njohë Kosovën e pavarur dhe sovrane. Kjo nuk është e vërtetë, thjesht, për faktin  se, sikur  Serbia  të donte ta njihte Kosovën, ky vendim do të merrej në Beograd, Jo në Bruksel. Pse në Bruksel?!

Pra, fare nuk është e ndershme, e nevojshme as e ligjshme, që të zhvillohet një propagandë e tillë politike se gjoja në Bruksel, Serbia do ta njohë shtetin e pavarur të Kosovës. Kjo nuk do të ndodhë në dialogimin serbo-shqiptar në Bruksel.

Prandaj, nuk ekziston nevoja që  ndonjë  “ ad hoc grup politik” të udhëtojë për në Bruksel, që ta marrë “izën” e Serbisë, sepse ajo këtë mund ta bëjë drejtpërdrejt nga Beogradi, pa shkuar fare në Bruksel.

Mirëpo, “lepuri fle dikund tjetër”, pikërisht në “pat-pozicionin” e statusit të territorit verior të Kosovës, që Serbia përmes Dialogut të Brukselit me palën kosovare dhe me atë ndërmjetësuese të BE-së, me çdo kusht po kërkon që  ta rikthejë nën sovranitetit territorial dhe shtetëror të saj. Kjo është  “tema kyç”  për të cilën pala kosovare ka pranuar të dialogojë me palën serbe në Bruksel, jo më pak se 9 vjet (2011-2019).

Derisa  të vazhdojnë negociatat serbo-kosovare në Bruksel, nuk do të vlejë kurrfarë garancie nga pala negociuese e Prishtinës, sepse ai dialog pikërisht po bëhet për  zgjidhjen e statusit politik të veriut të Kosovës.  Këtë  “ grupet negociuese” të Kosovës  e dinë shumë mirë. Parandaj, edhe kanë përgatitur “Platformën” e tyre se gjoja në Bruksel nuk do të “debatojnë për korrigjimin e  kufijve të Kosovës, por për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë”!?

Çfarë  kulmi i gënjeshtrës ky se gjoja “ Viti 2019, është viti kur Kosova do të anëtarësohet në OKB, është viti që Kosovës do t’i hapet rruga drejt NATO-s, viti i liberalizimit të vizave, dhe viti i integrimit në BE.”.

-PO, cili shqiptar në Kosovë dhe jashtë saj nuk do ta dëshironte që brenda këtij viti(2019), Kosova të njihej nga Kombet e Bashkuara dhe të  aderonte në NATO?

Mirëpo, si të jetësohet  ky gëzim dhe kjo dëshirë në praktikë, kur  Beogradi po ngulmon,  jo ta njohë Kosovën, por ta copëtojë territorin verior të saj, kinse duke  i “korrigjuar lehtë” kufijtë e saj së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka deklaruar se me përfundimin e Marrëveshjes në Bruksel, do të fitojnë të dy palët (Fifty-Fifty-Win-Win), jo vetëm Serbia, apo vetëm Kosova. Sipas kësaj progonoze politike të tij : “Rezultati i dialogut të Brukselit, do të jetë WIN për Serbinë dhe WIN për Kosovën”.

Jo,  anasjelltazi!

SË PARI REFERENDUM (pëlqimin nga SOVRANI), pastaj mund të blihen “biletat” për në  Bruksel apo për  në Beograd, JO ANASJELLTAZI, sepse bashkësia ndërkombëtare nuk do të njohë kurrfarë rezultati të REFERENDUMIT (qoftë në Serbi apo në Kosovë), nëse PARAPRAKISHT arrihet ndonjë Marrëveshje e kompromisit politik mes palëve negociuese në Bruksel. Përkundrazi, do të urdhërojë urgjentisht dhe pa kushte,  që ajo të ratifikohet nga Kuvendi i Serbisë dhe nga Kuvendi i Kosovës.

Këtë duhet ta mbajnë parasysh si  “grupi ad hoc negociues”,  ashtu edhe presidenti, kryeministri dhe  kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka deklaruar se “Fjalën përfundimtare për marrëveshjen meSerbinë do ta thonë qytetarët përmes Referendumit. Ne do të miratojmë këtë platformë, ndërsa vendimmarrjen për marrëveshjen finale, do ta keni ju vetë me referendumin që do ta kemi në Republikën e Kosovës”.

-E thënë mirë kjo deklaratë për qetësimin e  nervave  të opinionit publik shqiptar. Mirëpo, siç theksuam më sipër, nëse paraprakisht arrihet ndonjë Marrëveshje me palën serbe në Bruksel,  palët e involvuara ndërkombëtare në këtë marrëveshje nuk do të pranonin rezultatet e ndonjë REFERENDUMI qoftë në Kosovë ose në Serbi. Për më tepër, nuk do të lejonin mbajtjen e referendumit në Kosovë, ashtu siç  ndodhi edhe  pas Konferencën e Rambujesë ( 14-19.3.1999).

Me gjithë premtimet garantuese të garniturës udhëheqëse shtetѱrore të Kosovës (president, kryeministër dhe kryeparlamentar) dhe të grupit të sapoformuar ad hoc, se gjoja në Brukesl nuk do të bisedojnë me palën serbe për ”korrigjimin e kufijve” të Kosovës,  nuk parapëlqehet që, së PARI të lidhet ndonjë Marrëveshje me Serbinë në Bruksel, pa mbajtjen PARAPRAKE TË REFERENDUMIT në Kosovë se, dëshiron apo jo populli shqiptar të zhvillohen negociata politike me Serbinë në Bruksel për fatin e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...