Kur nuk sheh të vërteten, mos krahaso të gjithë me veten - Bota Sot
Kur nuk sheh të vërteten, mos krahaso të gjithë me veten

Opinione

Kur nuk sheh të vërteten, mos krahaso të gjithë me veten

Nga: Islam Fejzullahu Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 13:10
Xhavit Haliti

Fakti se jeni të korruptuar të gjithë dhe mendoni se të gjithë janë si ju, juve iu kanë mbuluar sytë dhe verbëruar vetëm nga pasurimi i pa ligjshëm, dhe zhvatja e parasë publike dhe pasurimi  në kurriz të popullit.

 Xhavit Haliti nënkryetar i Kuvendit i sheh jo realisht të gjithë me vetëm syrin e vet dhe mendon se të gjithë janë sikur ai?

 Jo zotërote nuk janë te gjithë si ti se nga PDK vetëm ti je nënkryetar parlamenti, vetëm ti je i pasuruar, unikat jo si të tjerët në forma të ndryshme siç ju përshkruhen të gjithëve, nuk janë të gjithë veteranet si ti jo as Ali Balidemaj i cili nga ndihmat humanitare u bë me kulm mbi kokë.

E as si Adriatik Kelmendi, nuk është si ti dhe shumë Ali të tjerë, e Idriza, e  Safeta të cilët me zemër e trup kanë sakrifikuar gjithçka për t`iu bashkangjitur radhëve të UÇK-së?

Ju të cilët si milioner jeni një grup të kriminalizuar që  numëroheni në gishta.

Mos abuzo me ndjenja të popullit dhe me hallet e tyre se që nuk keni turp po shihet, por se paku të keni frikë nga Zoti.

Deri kur ti dhe të tjerët si ti do i leni këto provokime dhe nënçmime e abuzime me ndjenja dhe gjendje të popullit?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...