Lobim me paratë e taksapaguesve, kundër interesave të shtetit të cilin e drejton?!

Opinione

Lobim me paratë e taksapaguesve, kundër interesave të shtetit të cilin e drejton?!

Nga: Hafiz Shala Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 11:11
Hafiz Shala

Dukuri  paradoksale e pa imagjinueshme e pakuptueshme dhe e pabesueshme në rrethanat normale të një shoqërie që pretendon të jetë e hapur demokratike dhe transparente.  Sjelljet e një Presidenti të vendit i cili, përpos  shpenzimeve  enorme që i bën  gjoja për lobim, por fatkeqësisht kundër shtetit të vetë e në favor të një shteti i cili bëri gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Manipulimet e tij politike, keqpërdorimi dhe shtrembërimi i deklaratave të miqve tanë ndërkombëtar se gjoja i përkrahin idetë e tij për korrigjim, shkëmbim, korrigjim të lehtë deri te ajo se Kosova nuk do të jep asgjë, vërtetë në opinionin gjithë-shqiptar jo vetëm që krijon huti por edhe pasiguri deri të ajo së pas tij qëndron Amerika.  Ashtu përceptohet para popullit. Sa është e vërtetë, kjo mbetet të shihet por, hutia qëllimisht e plasuar në opinion, nuk është pa pasoja.

Amerika thënë thjeshtë, nëse ka deklaruar se pajtohet më atë së si të merren vesh Kosova më Serbinë por, së pari duan ta shohin së  për çka janë marrë vesh për ta dhënë përkrahjen definitive, kjo nuk nënkupton edhe përkrahje blanko sepse Amerika ka investuar shumë për Kosovën dhe nuk mendoj se aq lehtë e jep nënshkrimin dhe garancionin për një të ardhme jo të sigurt të Kosovës.

Ky, Presidenti, po manipulon më SHBA-të përmes  organizatës së tij lobiste për të cilën paguan € 600 në vit në bazë të kontratës që e ka firmosur për të cilën nuk e dijë së është e planifikuar në buxhetin vjetor dhe pa kurrfarë kontrolli të shpenzimeve të këtyre parava. Pagesat për gjoja Autobiografi pastaj analist politik e propagator që të gjitha këto përsëri më para të taksapaguesve dhe shpenzimet tjera.

Kjo organizatë lobiste për marrëdhënie me Publikun, e  ka për detyrë që të bëjë lobimin lexo propagandën që i  konvenon vetëm këtij por jo edhe interesave të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

Edhe ky e edhe Serbia në të njëjtën kohë i kanë harmonizuar veprimet lobiste për të ja arritur qëllimit në misionin e tyre për ndarjen e Kosovës duke i  dhuruar Serbisë pjesët më të vlefshme gjoja për  një  “marrëveshje historike gjithëpërfshirëse” e cila “definitivisht po na krijon një miqësi të përhershme më Serbinë”. Absurd.

Po, pse po u dashka Kosova  më dhënë territor për ta njohur Serbia, për tu pranuar në OKB, në NATO dhe institucionet tjera ndërkombëtare kur jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe po të kishim një diplomaci të përgatitut me njerëz të kalibrit të diplomatit për çka diplomohet në ketë lami, më siguri se, as nuk do të ndodheshin çnjohjet por do të vinin edhe njohjet tjera të reja.

Zoti Pacolli, mund të jetë biznesmen i suksesshëm por, assesi  një diplomat të cilit i mungon karriera dhe përvoja në veprimtarinë diplomatike. Unë nuk jam shumë edhe i besueshëm  në këto “suksese” sepse, asnjë biznesmen nuk ja arrit të ketë përfitime të mëdha pa bërë edhe keqpërdorime në biznes qoftë përmes zbrazëtirave ligjore qoftë më keqpërdorimin e mjeteve financiare. Por, megjithatë, të kesh sukses në biznes, nuk do të thotë se je i suksesshëm në politikë apo diplomaci.

Nuk po e kuptoj se pse Presidenti po i jep aq zor kësaj pune sa që, po  të ishte vërtetë në interes  Kosovës, i gjithë populli do të ishte pas tij. Por, populli  nuk është më te dhe ende nuk është çmendur.

Ky, nuk e ka përkrahjen as të pushtetarëve tjerë, as të popullit, as të Evropës sepse,  nëse   ky mendonë së më përkrahjen e Mogherinit më stafin e sajë  e  ka përkrahjen edhe të Evropës, është thjeshtë, manipulim, mashtrim dhe gënjim të popullit të vetë, njëherësh duke e mashtruar veten dhe popullin.

Së pari, dy shtete më të fuqishme të Evropës, Gjermania dhë Anglia janë kundërshtare të idesë së tij. Në anën tjetër, Spanja, problemet më Kataloninë, Rumania problemin më hungarezet e shtetet tjera me minoritete, nuk mundë dhe assesi nuk janë përkrahjen e tij..

Pse i  hyri kësaj loje më kufij  që, le se nuk është në interes të  Kosovës, por është në demin e paimagjinuar. E hap një kapitull të rrezikshëm për gjithë rajonin dhe më gjerë. Pse?

Ky njeri, sa dukët nuk është në gjendje normale psikike sepse, një njeri normal në pozitën e kryetarit të shtetit nuk vepron në ketë mënyrë për ta dëmtuar vendin e tij..

Unë, do  ta përmendja rastin e Presidentit Donald Trump kur i është kërkuar të bëjë ekzaminimin te mjeku specialist i neuropsikiatrisë për ta diagnostifikuar gjendjen e tij psikofizike si Kryetar i shtetit dhe atë më kërkesën  e  përmbi 70 mjekëve specialit sepse nuk mundë t’i lejohet kryetari të shtetit të ketë sjellje abnormale gjatë fjalimeve dhe paraqitjeve publike. Shkaku  ka qenë së shpeshherë i  ka përsëritur disa gjëra dhe shprehje të pavenda.  New York Timesi e ka publikuar komplet raportin mjekësor më të gjitha detajet sikur për çdo pacient të rregullt.

Unë mendoj së Presidenti duhet t’i nënshtrohet një kontrolli detal e posaçërisht të psikiatrit dhe atë nga ndonjë mjek ndërkombëtar.  Jo  pse dyshoj në mjekët shqiptarë të Kosovës, por, pasi atje çdo gjë është nën kontrollin e pushtetarëve të cilët e kanë kapur shtetin,  nuk kam besim për një diagnozë të sinqertë.

Kosova si shtet i pavarur sovran i pranuar përmbi 100 shtete, e vërtetuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë  për vlefshmërinë e shpalljes së pavarësisë gjë që e ka kërkuar edhe Serbia edhe OKB-ja, më kufijtë që janë qysh në kohën e ish Jugosllavisë kur është bërë shkatërrimi i saj, në  Konferencën e Londrës  më 1991 është thënë së të gjitha njësitë federale të asaj kohe do t’i trashëgojnë të njëjtit kufij që kanë dalë pas shpërbërjes, dhe ky ishte një vendim parimor për të ruajtur paqen dhe qetësinë në vazhdën e ekzistimit dhe veprimit të tyre në periudhat e ardhshme.

Më Marrëveshjen e Kumanovës, po këta kufij janë vërtetuar dhe pranuar nga të dy palët që do të thotë së këtij marifeti i  ka hy Edi Rama më Vuçiqin dhe më pëlqimin e Thaçit  ani pse kjo ide nuk është e re por që nga  “Naqertanja”  e vitit 1937 pastaj e ritheksuar nga  Vuk Drashkoviqi, Millosheviqi! Tadiqi dhe tani së fundmi edhe Vuçiqi , por vazhdon pa ndalur  për ta përfunduar ketë mision që për qëllim e ka humbjen e sovranitetit dhe të tërësisë territoriale e pastaj, Rama me Vuçiqin të merren vesh se ku do t’i vënë kufijtë dhe pastaj  Kosova të bashkohet më Shqipërinë dhe Serbia t’i forcojë marrëdhëniet më “Shqipërinë e Madhe” një miqësi alla Rama Vuçiq më pëlqimin dhe admirimin e Rusisë  ëndërr e kahmotshme për ketë ide..

Është thënë së, Rusia është dakorduar që, nëse Kosova dhe Serbia merren vesh, pajtohet edhe Rusia. Ketë e ka thënë edhe Presidenti në takim më Putinin të cilit merreni më mend edhe e ka guximin që ta fton ta vizitojë Kosovën unë mendoj ndoshta privatisht në fshatin e tij në Burojë por jo edhe në Kosovë më protokollin shtetëror që do të thoshte edhe pranim në OKB  që nuk varet vetëm nga Rusia. Në të vërtetë, a ja vlen me dhënë territor të Kosovës për karrigen e OKB-së. Me siguri së jo për një njeri që është normal dhe nuk është i shantazhuar, i  kërcënuar e i korruptuar. Sa  kohë që Palestina e ka ulësen në OKB, çfarë arriti e cila nuk ka kurrfarë ndikimi në asnjë vendim dhe vota e sajë është  barazi me zero zero vlerë.

Nuk kemi të drejtë fundi i fundit që t’i akuzojmë ndërkombëtaret pa e shikuar se çfarë pushtetarësh kemi.

Si mundet një shtet të udhëhiqet nga njerëz të cilët, le që nuk kanë aftësi udhëheqjeje më shtetin, aftësi intelektuale por,  nuk janë në gjendje që t’i dakordojnë qëndrimet shtetërore për çka edhe shtetet të cilat ndoshta edhe janë të gatshme të na pranojnë,  janë në konfuzion së cilit udhëheqës t’i besohet sepse janë në një diskrepancë pothuajse armiqësore ku secili së pari këqyr të ja gërryejë dheun ndër këmbë tjetrit siç thotë populli e më se paku i kanë parësore interesat e shtetit.

Asnjë institucion shtetëror nuk funksion në mënyrë normale në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, në bazë të parimeve dhe rregullave demokratike duke e respektuar së pari ndershmërinë individuale, profesionalizmi si parakusht i suksesit në funksionimin e shtetit dhe angazhimin në detyrat shtetërore në mënyrën ma të përgjegjshme. Institucioni i  përgjegjësisë pothuajse nuk ekziston, prandaj edhe nuk kanë të ndalur më sjelljet e tyre nonshallante sikur Kosova është kompani private nën kontrollin dhe udhëheqjen e një pronari.  Pse  nuk reagohet përmes organeve shtetërore institucionale në rend të parë kushtetutës dhe ligjeve në fuqi që vërtet janë shumë mirë të shkruara por jo edhe të zbatuara në praktikë. Ku  është Parlamenti si organ më i lartë legjislativ? Ku  janë gjykatat, prokurorët dhe shoqëritë  civile të cilët ma shumë janë të interesuara të futën diku në pushtet dhe, praktikisht e kanë humbur sensin e veprimit të tyre dhe respektin. Po ata  që deri dje ishin kundërshtar ndaj pushtetit, sot janë brenda tij dhe në mbrojtje të tij. Ky  është një deformim i demokracisë më pasoja të cilat tani po i përjetojmë. Kah  është duke udhëtuar Kosova?!

Jam shumë i  bindur së po të kishte një konsensus i cili mundë të arrihet vetëm nëse ka marrëdhënie normale dhe të sinqerta, nëse flasin më një zë, nëse i artikulojnë çështet shtetërore

së bashku në të njëjta forume të institucioneve ndërkombëtare, më siguri së edhe miqtë tanë nuk do të përcaktoheshin lehtë për të marrë një pozicion i cili do të shkonte në dëm të shtetit të Kosovës.

Por, problemi qëndron diku tjetër e atë nuk e dinë të gjithë miqtë tanë sepse secili veç e veç më sjellje pakurrizore ndaj tyre, donë të tregohen më të  besueshëm për të përfituar poena karrieriste duke e lënë pas dore interesin e atyre që i përfaqëson.

Presidenti i  vendit e ka sjellë shtetin e Kosovës në një gjendje e cila asnjëherë gjatë gjithë historisë së saj nuk ka qenë.

Ta shtroshë çështjen e statusit të një shteti sovran dhe të pavarur në një rinegocim, është ma tepër së krim dhe çmenduri. Njerëzit po reagojnë kur thuhet edhe në tradhti, por, kjo  brinat nuk i ka pos vërtetë shitja e atdheut më një çmim damping pa pasur kurrfarë arsye përpos që të punosh  për dhe në shërbim të Serbisë.

Po këta “komandant” që vranë njerëz si “bashkëpunëtor” të Serbisë bile ata na paskan pasur pak “turp” se ato veprime i kanë bërë në konfidencë, sot, fatkeqësisht  kryetari shtetit haptas dhe me propagandë pro serbe pa kurrfarë turpi lobon, mbanë ligjërata në favor të copëtimit të Kosovës dhe, heshtë Parlamenti, heshtin organet e inteligjencës dhe, më në fund ende nuk u prononcuar sovrani.

Po heshtja në të vërtetë shpesh duket si pajtim. Unë, nuk do të thosha, por, ma e keqja është së popullit po i  servohet e pavërteta, propaganda së, nuk guxojmë më i prishë marrëdhëniet më Amerikën dhe, po qe nevoja edhe do të falim territor të Kosovës. Mashtrim i  pafytyrë për interesa personale, për ta shpëtuar lëkurën e kriminelit, hajdutit për çka ka akuza të rënda, pse jo edhe tradhtarit, që janë sjellje makijaveliste.

Sovrani duhet të reagojë sa ma parë sa nuk është bërë tepër vonë ani pse edhe është vonë, por, më ua  prishë planet për ta shpëtuar Kosovën edhe njëherë që besoj së jemi mbushur mend por, dashtë Zoti që mos të na pësëritet më asnjëherë.

I ndershmi lehtë mashtrohet, por kur është shteti në pyetje, atëherë nuk i  besohet askujt nëse ai që është në krye të shtetit nuk i bën veprimet konform kërkesave dhe interesave të atdheut.

Popull është vu në agoni duke ju imponuar teorinë së Amerika na mbron dhe Amerika i kryen punët tona. Po, sikur t’i ishim shteti i 51 të  ose një lloj Komonvelti sikur Portorika, me siguri së t’i kryejë punët tona por popullin e kanë vënë  në gjumë në gjumë duke e hipnotizuar më kësi lloj teorive bajate e stereotipe që nuk kalojnë sepse, gënjeshtrave u ka dalë boja dhe të mjerët janë zhveshur lakuriq para popullit dhe botës demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat