Shteti është agjensia dhe pronari i lirive dhe te të drejtave të njeriut, qytetarit dhe të shoqërisë.
Shteti është dhe u shërben të mirave politike, ekonomike, të mirave materiale, intelektuale, arsimore, shëndetsore dhe lumturisë shpirtërore të antareve të shoqërisë; shteti mbron liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të shoqërisë mbështetur në ligj kundër cdo lloj dhune, krimi, korrupsioni dhe arbitrariteti.
Shteti jo i tillë dhe shteti i kunder kësaj që duhet të jetë është një shtet antinjerezor dhe kriminal sepse: nëse shteti nuk është pronar dhe nuk mbron liritë e të drejtat e qytetarit dhe të shoqërisë atëhere ai është një shtet xhungël, ku ligjin e bëjnë më të fortët, antiligji dhe krimi. Kur shteti zhvishet si pronar i lirive dhe të të drejtave të njeriut, atëhere pronar si i shtetit dhe i lirive qytetare dhe shoqërore bëhen më “të fortët” , bëhen pushteti i krimit, dhuna ,korrupsioni dhe arbitrariteti dhe padrejtësia. Në literaturën moderne dhe demokratike një shtet i tillë quhet shteti i kapur nga pushteti, krimi dhe korrupsioni. Dhe pyesim publikun se cili shtet funksionon sot në Shqipëri dhe në Kosovë : Shteti, pronar dhe mbrojtës i lirive dhe të të drejtave të njeriut e të shoqërisë , shteti popullor, neutral dhe ligjor ,apo, shteti “privat” i kapur dhe i “pronësuar” nga politika, padrejtesia,pushteti, korrupsioni, hajnija dhe krimi?!