PDK parti e krimit, AAK e haraçit dhe kazinove, NISMA hajnisë dhe tenderëve

Opinione

PDK parti e krimit, AAK e haraçit dhe kazinove, NISMA hajnisë dhe tenderëve

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 20 mars 2019 Në ora: 22:51
Ilustrim

Herët u pa se “krahu i luftës” dështoi të qeveriste vendin në mënyrë të ndershme, duke krijuar kështu parakushtet për të bërë vendin tonë të mundur për tu jetuar me dinjitet. Në nëntor të 2014 ishte  ish-diplomati amerikan, James Rubin, i pari diplomat i lartë amerikan që deklaroi: “shpresoj se duhet të vijë koha kur krahu i luftës do ta kuptojnë se është mirë të largohen nga pushteti derisa janë ende të popullarizuar dhe të mos presin derisa është shumë vonë”.

Pak muaj para kësaj  konkretisht e 17 maj 2014 KFOR-i publikoi  dosjet dhe dokumentet e me informacione të hollësishme për SHIK-un e PDK-së. Këto pritet të shërbejnë si materiale dhe dëshmi për Gjykatën Speciale më seli në Hagë, për të sqaruar disa nga vrasjet, sulmet e dhunshme dhe krimet që ndodhën në periudhën e pasluftës në Kosovë kundër vet shqiptarëve.  Dëshmitë e tilla nuk janë llafe të kafeneve por të marra nga shërbime të besueshme e të cilat vijnë në përfundim se PDK është parti e krimit, vrasjeve dhe kapjes së shtetit. Kjo parti ka arritur të vij në pushtet mbi vrasje, mbi kufoma dhe gjak. Rrjedhimisht nuk pritet nga një parti e tillë të qeverisë drejt, pa korrupsion dhe me ndershmëri. Jemi të gjithë dëshmitar se në çfarë gjendje jemi katandisur si popull, me qytetarë që çdo ditë ikin jashtë vendit. Sikur mos të mjaftonte vetëm PDK, fatkeqësisht gjëmën vendit i ka bërë edhe AAK. Kjo parti ndonëse flitet më pak për vrasjet, “ famën”  e saj e ka të lidhur kryesisht me kazinotë dhe haraçin. Kryesisht ne vendet ku AAK udhëheq me komunat ka më tepër kazino, e të cilat janë të lidhura direkt me njerëz të saj. Rasti i fundit i vrasjes së një punëtori në kazino në Suharkë dhe atë nga një rreshter i policisë i lodhur me AAK, fakton më së miri se bartëse e saj është pikërisht AAK. Përflitet se bos i kazinos është vëllai i kryeministrit, por edhe nëse ai nuk është janë të tjerët, të lidhur natyrisht me këtë parti. Duke ditur se si funksionojnë gjërat në një shtet pa drejtësi, s`kemi pse të habitemi nga kjo dukuri. Pikërisht mungesa e drejtësisë, sundimit të ligjit sjell në krye të shtetit njerëzit e fuqishëm. Tani që është në pushtet kjo parti ka dëshmuar se nuk ka fare interesin e shteti si synim të saj, por pasurimin e njerëzve të saj. Lidhur me këtë të fundit, kurorën e punësimeve familjare është NISMA. Kjo parti ka rreth vetës njerëz pa ideale, kryesisht me servilë dhe njerëz pa kurriz, që fusin hundët ku do vetëm për të gjetur një vend pune. Duke qenë në pushtet, kjo parti ka arritur të punësoj çdo anëtar të saj, njerëz nga rruga i ka bërë drejtor nëpër posta dhe institucione të tjera. Tejkalimi i çdo arsye normale të punësimit nga kjo parti, ka arritur deri aty sa edhe vet deputet të saj e kanë pranuar një gjë të tillë, e që për pasojë kanë sjellë dekurajim të qytetarët e ndershëm.  

Këtë tri parti politike, që veprojnë si banda kriminale dhe agjenci punësimi për njerëzit e tyre, kanë centralize pushtetin tek një grup i vogël i njerëzve oligarkë, që synojnë me çdo kusht të pasurohen brenda ditës. Derisa qytetarët e ndershëm po vuajnë, si pasojë e së cilës po kërkojnë më çdo kush të ikin nga atdheu, partitë e dala nga lufta i bënë gjëmën e madhe vendit. Që të del më në fund dielli për Kosovën dhe qytetarët e saj, duhet larguar nga pushteti këto parti, ndryshe do vazhdojmë jetën në mjerim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat