Si po na anashkalohen figurat më emblematike të Kosovës, rasti konkret, si Riza Alaj?!

Opinione

Si po na anashkalohen figurat më emblematike të Kosovës, rasti konkret, si Riza Alaj?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 22 mars 2019 Në ora: 08:45
Ragip Guraziu

Atë që nuk e bëri  Drejtoria e Arsimit të komunës së Prishtinës,tani  me një iniciativë po e bëjnë një grup intelektualësh e bashkëvepritarësh që kanë shprehur vullnetin që të parashtrojnë këtë kërkesë për emertime e një institucioni  edukativo-arsimorë në Prishtinë, me emrimin e Riza Alajt, me qenë se veprimtaria më e gjatë dhe më e begatë e tij,ishte në Kryeqytetin e Kosovës.

Pse mos ta kemi një shkollë fillore ose të mesme, me emrin e Rizah Alajt....

Siç është e ditur, Riza Alaj është një nga figurat më emblematike të Kosovës,i cili gjatë periudhave; 1958-1974, 1974-1982, dhe nga viti 1982 e këtej,dhe një kontribut të jashtëzakonshëm si në fushë veprimtarinë e arsimit ( duke qenë mësimdhënës,drejtor dhe sekretar i BVl-së, së Arsimit të KSAK-së) drejtor i  TVP-së,përkatësishtë drejtor i Radio Televizionit të Prishtinës,si dhe deputet i Kosovës në Kuvendin Federativ të ish- Jugosllavisë. Po ashtu,ai ishte edhe vetran i Arsimit derisa u pensionua dhe në vitin 2008 shkoi në amshim.

Riza Alaj u lind më 14 dhjetor të vitit 1936 në fshatin Drenoc të Deçanit . Shkollën fillore e kreu në Deçan,shkollën Normale e filloi në Gjakovë,ndërsa e përfundoi në Prishtinë më 1956. Punoi si mësues në shkollën e fshatit Serbicë të Prizrenit,pastaj vazhdoi në Stantërg të Mitrovicës si dhe në Deçan. Fakultetin Filozofik,degën e Albnologjisë, e kreu në Universitetin e Beogradit në vitin 1962.

Gjatë vitit 1966-1967 punoi në shkollën Normale të Prizrenit si mësimdhënës  ( profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe,ku po në këtë periudhë u emrua drejtor i kësaj shkolle,të cilën e udhëhoqi deri në vitin 1971. Deri sa ishte në detyrë të udhëheqjes të kësaj shkolle,angazhimi i tij ishte që të shtojë numrin e mësimdhënëseve të gjuhës shqipe. Ishte kontributi i tij në rritjen e numrit të mësimdhënësve të gjuhës shqipe meq shumë lëndë mësmore mbaheshin nga mësimdhënsit serbë e malazias tek nxënsit shqiptarë. Në periudhën e vitit 1972-74 ishte sekretar i BVI-së,në cilësinë e udhëheqësit të arsimit,duke ndihmuar zhvillimin për ngritjen e objkteve të reja anembanë Kosovës me shkolla të nivele të ndryshme. Në vitin 1974,Riza Alaj emrohet drejtor i Televizionit të Prishtinës,ndërsa pas du viteve i besohej posti i  Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit,duke qenë në krye të këti   mediumi  për 8 vite me radhë. Kurse më 1982,zgjidhet deputet i Kosovës në Kuvendin Federativ të ish-Jugosllavisë njëherit  ishte edhe shef i Grupit Parlamentar i deputetëve nga Kosova,derisa u pensionua.Pas një smundje të rëndë,ndrroi jetë me 17 dhjetor 2008,në Prishtinë,në moshën 72 vjeqare,duke lënë si  trashëgimi një veprimtari të begatshme në arsim,mjete të informimit dhe në jetën publike e politike. Basuar në angazhimin e palodhur dhe të bujshëm të tij gjatë tërë jetës,një grup intelektualësh e bashkëveprimtarësh,kanë shprehur vullnetin që të parashtrojnë këtë kërkesë për emrimin e një institucioni edukativ arsimor në Prishtinë me emrin e Risa Alajt,meqenëse veprimtaria më e gjatë dhe më e begatë e tij ishte në kryeqytetin e Kosovës.

Si po i anashkalojnë presidenti  dhe Komuna e Prishtinës në festat kombëtarefigurat më emblematike të Kosovës?!

Prescidenti Thaçi dekoron një mori personalitete,  po ashtu edhe komuna e Prishtinës për çdo festa kombëtare,por po anashkolo  figurat më emblematike sië rasti në fjalë?!

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi , por edhe komuna e Prishtinës,po nxjerrin lista të gjata për çdo vit të personaliteteve, ngjarjeve e organizimeve që ka vendosur që t’i dekorojë me Medaljen Presidenciale, psh. të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, por në mesin e tyre nuk figurojnë asnjëherë emrat e patriotëve kombëtarë shqipatarët.

Ndryshe

Ish kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi ka refuzuar dekorimin nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka treguar arsyet pse e refuzon dekorimin e Thaçit.'' Hashimi nuk e ka asnjë kriter të vetëm në dhënien e Mirënjohjeve dhe të Dekoratave. Thjesht, ai po bënë pazare politike me mirënjohje e dekorata''. ''Të gjitha vendimet dhe veprimet e politike të Thaçi, që nga viti 2010 e këndej, kanë qenë rrënuese për shtetin e kombin. Marrëveshjet e tij me Serbinë nga ajo e 13 prillit 2013 e këndej kanë qenë e janë antishtetërore dhe antikushtetuese. Ai këtë politikë e vazhdon edhe sot''. Prandaj e refuzoj dekoratën e tij.

Po, në disa shkrime të mija që pas shpalljes së pavarësisë, kam derguar letra të hapuar dhe publike, Hashim Thaçit, në cilësinë e Kryeministrit, por edhe tani në cilësinë e presidentit.

Se kjo kastë politike duhet pensionuar dhe duhet ndërruar me një brez tjetër të gjeneratave të reja politike, ngase Kosova po e përmbyll një dekadë të plotë të humbur dhe të pazhvilluar, duke vendnumëruar në të gjitha fushat. Ndërkaq, për fatin tonë të keq, e tëra kjo po ndodh për shkak të klasës politike të inkriminuar, që udhëhoqi vendin për gjithë këto vite, pasi po kjo klasë është e lidhur me mafio-oligarkët, nëntokën kriminale dhe klanët politike të inkriminuara. "Kosova po mbetet, edhe 10 vjet pas shpalljës së pavarësisë, peng i kësaj klase të inkriminuar në pushtet, pozitë e opozitë, e cila që nga shpallja e pavarësisë ka lëvizur mbrapa, duke humbur tërësisht besimin e qytetarëve, por edhe të faktorit ndërkombëtar. Pas festimit ka mundësi, në vjeshtën e sivjetme mund  të  ketë shumë lehtë zgjedhje të reja, por edhe nëse do të mbaheshin këto zgjedhje, nuk do të sjellin asgjë të mirë, sikurse që nuk kanë sjellë deri më tani asgjë të re dhe të dobishme për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.

Me këtë soj të paudhë që ju keni ndërrmarr si president I shtetit, Republika do të zhbëhet, do të tkurret dhe një ditë nuk duhet të çuditëm,kur do të turpërohemi tga pranojmë falimentimin,për shkak të gabimeve të juaja dhe atyre oligarkëve që po ju përkrahin, që po rrënoni gjithçka çka ka të ndërtuar me mund e djersë, me gjak e dhimbje,me sakrificë e përkushtrime,nga njerëzit që e duan të mirën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat