Zelanda e Re tregon soladeritet me viktimat e aktit terrorist kundër muslimanëve - Bota Sot
Zelanda e Re tregon soladeritet me viktimat e aktit terrorist kundër muslimanëve

Opinione

Zelanda e Re tregon soladeritet me viktimat e aktit terrorist kundër muslimanëve

Nga: Sherif Ramabaja Më: 22 mars 2019 Në ora: 20:14
Sherif Ramabaja

Atentati i javës së kaluar në Zelandë, ku një atentator me urrejtje raciste, la të vdekur 50 veta të komunitetit musliman, ka prekur tërë bashkësinë ndërkombëtare. Reagimet kanë qenë të menjëhershme. Kancelarja gjermane, zonja Merkel, po ashtu e denoi terrorrin që u bë kundër muslimanëve në Zelandë. Ky sulm drejtohet edhe kundër vlerat demokaratike të këtij shteti, tha ajo. Shembulli më i mirë i denimit të një akti të tillë ishe kryeministresha e Zelandës, zonja J. Ardern. Ajo si kryeministre e re, 37 vjeçare u solarizua me viktimat e rëna. Në viziten që u bëri familjarëve te viktimave, ajo në shenjë solidariteti kishte vënë shaminë në kokë. Zonja J. Ardern i përqafonte familjarët duke i ngushëlluar dhe duke u solidarizuar me ta. Në atë mënyrë ajo shprehte dhe treguonte respekt e dashuri ndaj tyre. Mediat botërore gjestin e kryeministres së Zelandës e çmuan shumë dhe shprehen admirimin që sa më shumë femra të tilla të ketë në vendet udhëheqëse nëpër botë.

Një reagim krejtësisht të pa matur, fatkeqësisht bëri presidenti i Turqisë, Erdogani. Ai në vend se të të solidarizohej me reagimet botërore që denonin aktet e tilla terroriste, filloi ta kritikoi perendimin për isamofobi. Ishin bërë përpjekjet që rrjetet sociale, Facebook dhe Youtube t´i mënjanonin videot e plasuara nga atentatori në këto mediume, kurse presidenti turk Erdogan e shfaqte këtë video për publikun e vetë. Këtë video ai e përdori si fushatë për zgjedhjet e veta, duke e shfrytëzuar fatkeqësinë e të tjerëve. Zelanda e Re, një vend paqësor dhe tolerant, kishte ndërrmar të gjitha masat që t´u ofronte ndihmë të prekurve, duke treguar solidaritet të pashembullt, kurse presidenti turk, Erdogani i fryente zjarrit të urrejtjes.

Me këtë urrejtje që nxiti ai, këtë javë në Holandë u krye sulmi tjetër, poashtu ndaj njerëzve të pafajshëm, që përfundoi me tre të vrarë dhe tre të plagosur rëndë. Në fund u konstatua se atentatori në Holandë ishte me përkatësi turke, nuk dihej në fillim a bëhej fjalë për dramë familjare apo atentat. Pas hetimeve u deklarua se ishte një atentat me prapavijë terroriste. Njerëzve të tillë nganjëherë u mjaftojnë deklaratat e burrështetasëve siq është Erdogani, për të ndërrmarë sulme të tilla.

Vitet e fundit ka pasur sulme në kishat krishtere në Egjipt, në Afrikë pastaj sulmet terroriste në Paris, Berlin etj. ku viktima, po ashtu ishin njerëzit e fesë krishtere. Askush nuk e ka fajësuar muslimanizmin, po vetëm ekstremistët islamik që vrasin njerëz të pafajshëm. Në perëndim janë marr masa për ta frenuar ekstremizmin ngado që vjen, po kurr nuk niset nga ajo që fetë t´i armiqësojnë mes vete, kur dihet se sa e rrezikshme mund të jetë një dukuri e tillë. Vlerat perendiore ruhen dhe çmohen pa marr parasysh a i pëlqen dikujt apo jo, po nuk i fryhet zjarrit të përçarjes. Shteti Islamik IS u mundua me të gjitha forcat që t´i ngjall edhe njëhere kryqëzatat fetare, po nuk ia arriti qëllimit.

Ne shqiptarët më së paku kemi nevojë që të rrekemi me islamofobinë dhe të mundohemi që të paraqitemi më turq se vetë turqit, apo më arab se vetë arabët. Edhe ne e kemi obligim që ta luftojmë ekstremizmin fetar ngado që vjen. Ta kultivojmë fenë toleruese ndaj secilit dhe ta përcjellim si dashuri ndaj njëri tjetrit. Nuk duhet të mbjellim urrejtje sepse ne kemi shumë gjëra më primare se sa të epemi pas ideologjive fetare, më të cilat s kemi asgjë të perbashkët dhe për ne janë të huaja. Disa klerik musliman shqiptar japin deklarata të liderëve të partive të djathta ekstremiste, që fund e krye janë raciste dhe kundër muslimanëve.

Ne kemi rastin e ekstremit të djathtë lideren Lë Pen në Francë, pastaj partinë po ashtu e ekstremit të djathtë AFD në Gjermani, parti neonaziste që lindi pas krizës së refugjatëve në Gjermani etj. Po të nisemi sipas tyre ne duhet t´i fillojmë luftat fetare deri në shfarosje. Ne nisemi nga qëndrimet shtetërore dhe forcat kryesore politike. Edhe sot kryeministrja e Zelandës së re zonja J. Ardern në pamjet televizive u paraqit kokë mbuluar në shenjë solidariteti me muslimanët. Ajo mori pjesë në komemoracionin që u organizua për nderë të viktimave. Ky është shembull se si duhet ta përfitojmë dashurinë e popullit me zgjuarësi, solidaritet dhe bujari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...