Balta shqiptare - Bota Sot
Balta shqiptare

Opinione

Balta shqiptare

Nga: Sulejman Mehazi Më: 23 mars 2019 Në ora: 06:18
Sulejman Mehazi

Dita ditës bindemi se vendlindje s'qenka vendi ku kemi lindur, po vendi ku jetohet më mirë. 

Dita ditës bindemi se Rilindasit paskërkanë qenë shkrimtarë gënjeshtarë, na  kanë mashtruar rëndë me shkrimet e tyre dekadente.

Sa të mençur paskanë qenë ama dhe sa dinakë. Del njëri i Rilindjes Kombëtare thotë se balta e vendlindjes qenka më e ëmbël se mjalta, a vet ani e kurrë s'ka jetuar në baltën e vendlindjes, por ka ikur për jetë më të mirë,  e lë  baltën e vendlindjes ikë e shkon në vend të huaj për të kërkuar mjaltin e jetës më të mirë; ai tjetri i Amerikës pas shumë viteve kthehet në vendlindje e na kallëzon pallavra shqiptare me atë veprën e tij "Shqipëria si m'u duk" përshkruan veset e tabiatet e baltës shqiptare, rri pak e sheh vendlindjen e baltosur e shpejt kthehet për jetë më të mirë në Amerikë dhe atje vdes.

Ky tjetri i Pogradecit duke shprehur dashuri  për "Baltën shqiptare" vdes duke vajtuar jo për mjaltin e Shqipërisë, por për baltën e Enver Hoxhës. Ish-kryeministri i Shqipërisë demokratike, prifti i Shqipërisë i kohës së Zogut, iku nga frika e baltës shqiptare e shkoi në Amerikë dhe prej atje nga dashuria për mallin e baltën shqiptare na shet mend, edhe pse pas Luftë së Dytë Enveri e ftoi për të jetuar në baltën shqiptrare, mirëpo atij i këndej mjalti i Amerikës e jo balta e Tiranës, zotëriu sa i mençur, jeto në Amerikë mirë e loto  për baltën shqiptare.

Ai i "Baba Tomorrit, shkruante për luftë e trimëri për t'i nxitur shqiptarët e baltosur për luftë a vet ani se punonte si advokat në Kairo. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...