“Unë jam hajn, vrasës, matrapaz..." - Bota Sot
“Unë jam hajn, vrasës, matrapaz..."

Opinione

“Unë jam hajn, vrasës, matrapaz..."

Nga: Genc Xerxa Më: 15 prill 2019 Në ora: 18:59
Genc Xerxa

Çdo ditë është duke u vidhur mundësia për një punë të dinjitetëshme nga nepotizmi dhe pamundësia e konkurimit të barabartë, çdo ditë po më vidhen të hollat nga buxheti i përbashkët i cili ishte dashur të krijoj mundësi të mira për mua e ty por për fatin e keq ata që po disponojn me këto të hyra po i shëndrrojn në banesa, vetura, pushime, biznese private të tyre.Po me vidhet edhe siguria ime, pasi nuk po ndjehem i sigurt në komunikacion, hekurudhë, vend të punës apo me shëndet.Me kanë kapluar këto vite sëmundjet e këqija si rezultat i jetës së rëndë nga ushqimi i dyshimtë dhe ajrit të helmuar që këto mushkëri thithin në këto hapsira mbeturinash.Kam lujatur mendësh nga streset dhe traumat post-konfliktuoze, ende lëngoj me varrë ndërsa ti xhelatin e bënë të shfajësohet duke më hedh kripë mbi to, më shtyen që prehjen ta gjejë në radikalo-fanatizëm, bixhoz, alkool, drogë apo ndoshta edhe në prostitucion, vetëm e vetëm se nuk po shoh rrugëdalje tjetër nga kjo situatë.

Shpesh nga pamundësia e ngopjës së barkut, po i lë foshnjat nëpër mbeturina nga vobekësia e shpirtit dhe mendjës që si katrahurë më shpie në duar të djallit.Babanë tim nuk po e duroj më, dëshiroj ta largoi nga shtëpia se më është bërë pengesë në përditëshmërin time.Nuk po ka shtëpi pleqësh që t’i shporrim tutje, pasi nuk arritën asnjëherë të më bëjnë të pasur me jetën e tyre të ndershme të koduar, çmimin që unë tani, pasardhësi i yt po paguaj.Nuk do ketë respekt as për punëtorin, të vjetërin të mençurin apo të urtin e të respektuarin kurnjëherë.Kishin pas qenë vlera të marra të dikurshme me ato gjëra që dikur na edukuat, në ato kohërat e mëparshme.Tani duhet të lidhemi me gjuhën e parave dhe sfondin e interesit që nuk zgjedh mjet apo individ drejtë qëllimit tim personal.Nuk njoh familje, prind, mik.Jam në gjendje të shes çdo gjë për pak plaçke, TY, JUVE…merni fëmijët, gruan, burrin, prindërit … kë doni vetëm më ipni pak vëmendje dhe pushtet ta shijoj sikur ju.Aroma më e mirë është ajo e fishkëllimës së tubës së parave, do e ndroja me behar, filiz apo një mëngjesi vese pranverore, sepse këto ishin broçkulla dhe lajthitje  që na shitet me dekada.

Më denuan “se vodha” pak gjëra në shitore, drejtësia më dha “çmimin e merituar” disa vite.Por unë nuk vodha të nesërmën e juaj, nuk shkrepa me plumb,  gaz apo morra jetë që të jem i lirë sikur ju.Jo, nuk bëra krimin që me ligj lejohet të ekzekutohet.Po e vërtetë …të gjithë ata që respektojn krimin e lejuar janë sot të lirë.Unë duket se u mashtrova me pak ndërsa, tash duhet të paguaj targën e madhe.E vërtetë është se ju më bëtë hajn, vrasës, matrapaz, injorant apo radikal; duke mi marr të gjitha të tjerat mundësi në mungesë, ndërsa mi mvishet vetëm këto gjëra, mallkime t’i shijoj e përjetoj.Nuk më afruat shkollim asnjëherë, nuk më dhatë mundësi të punoj, gjejë dashurin dhe krijoj familje.Por per ju, me lehte ishte te me benit, te padijshem, te varfer ndersa personin qe dashuroja e bëtë vegël të pushtetit apo marionet njëpërdorimi.

Hë, thuani se JU jeni të kursyer nga kjo, juve s’ju ndodh, se jeni për momentin mirë, mendoni se më ngjanë vetëm mua, mashtroheni, shumë mashtroheni!Nëse ti le me vite që të të udhëheq duke vodhur nga ti, të sotmën, të nesërmen, apo edhe pasnesërmen, dije se edhe ti je pjesëmarrës në këtë mishmash.Po, po edhe ti je hajn, se po i injoron po i le me dekada që të udhëheqin dhe bëjnë me ty çka dëshirojn.Nga goja jote marrin dhe e mbysin shpresën që vetëm të verbërit mund t’a ndjejn në shiqimet e tyre me sfond të errët, mëkat-shenjtërie.Nëse sot unë jam hajn dhe vrases i të ardhmës, i krijuar nga ATA, dije se nesër as ti nuk ke shpëtim.Të garantuar e ke krimin i cili gjithnjë do mvaret a do jetë “legjitim apo i ndëshkueshëm”.”Trupa të përkulur” te Foucalts do jemi apo kriminel të pandëshkuar të Dostojevskit që këto ditë pushteti po na i fal.Të gjithë jemi NE hajna, vrasës, nepotist, korruptues, kriminel pasi që i zgjedhëm të na udhëheqin dhe mësojn se si ushtrohet ky zanat, që ne nesër të jemi pjesë e planit të tyre, po po bashkëpjesmarrës.Pra, ”rrnoft krimi i lejuar dhe mosndëshkimi i veprave kriminale”, këta jemi NE… të gjithë …pa përjashtime!

Do marr valixhet dhe do iki nga këtu, nga ky vend i nemur, ju lë ta ushtroni profesionin e përpunuar me vite, bukur mirë.”Do ikim, të gjithë do ikim e ju lëmë rehat”!Merrni, merrni, ngopuni…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...