Dy dekada në pavdekësinë heroi i Kosovës Salih Çekaj      - Bota Sot
Dy dekada në pavdekësinë heroi i Kosovës Salih Çekaj     

Opinione

Dy dekada në pavdekësinë heroi i Kosovës Salih Çekaj     

Nga: Milazim Maraj Më: 18 prill 2019 Në ora: 09:58
Milazim Maraj

Më bindje për vlerat tona të pa diskutueshme u organizua lufta paqësore Në Kosovë. Besuam në këto vlera dhe arritëm të prezantojmë para Botës cilësinë tonë kombëtare, më bazë tradicionale, të lashtë shumë shekullore. Kjo u bë duke i njohur dhe besuar në vlerat  tona ,humane, solidare, që janë pjesë e një kultura të lashtë tradicionale të dëmtuar  mjaftë nëpër shekuj nga pushtues shkatërrues por jo të shkatërruar në tërësi.  Së ia vlen të mbrohen, kultivohen dhe të sakrifikojmë  shumë për mbrojtjen e këtyre  vlerave u  bindëm ne dhe i bindëm të tjerët.

Për të i mbrojtur këto vlera  dhe këtë popull më shumë vlera, u bë lufta e armatosur në Kosovë. Kjo ishte luftë kundër: nëpërkëmbjes,asimilimit, dhunës, shkatërrimit, masakrës, vjedhjes, plaçkitjes dhe formave tjera të asgjësimit të një populli  me shpirt  të pasur, dhunti  të trashëguara dhe lindura njerëzore. Shqiptaret kanë vlerë kulturore Evropiane, më rëndësi për kulturën dhe Paqen në Botë. Këto konstatime i kishin  bërë intelektualet shqiptarë në etapa të ndryshme të kohës, këto vlera i identifikoj dhe sistemoj Dr. Ibrahim Rugova këto vlera i bënë platformë të aktivitetit intelektualet e Kosovës  për shumë vite më radhë,i mbanin si porosi të gjithë intelektualet  e mirëfilltë shqiptarë dhe u këto vlera u respektuan fillimisht nga SHBA, më vonë edhe nga BE dhe NATO. Këto i përsëriste shpesh Sali Çekaj (Veterani) si në tubime nëpër Evropë ashtu edhe në luftë para bashkëluftëtarëve të vet. Në kulla të shqiptarëve kultivoheshin fjalët e urta me të cilat ngiteshin dhe edukoheshin gjeneratat e reja. Organizimi i parë ndoshta në historinë e Gadishullit Ilirik më forca të shëndosha intelektuale dhe patriotike u bë në vitin 1989 me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këtë lëvizje kombëtare të regjistruar si parti politike u bë Identifikimi i Vlerave, sistemi i tyre por jo edhe mbrojtja më ligj nga se ligjet i bënte okupatori dhe ishin diskriminuese për shqiptarë. 

Derisa sa Serbia ushtronte dhe përgatiste projekte të reja për dhunë deri në pastrim etnik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova përdorte forcën e argumentit, forcën e fjalës së urtë dhe kërkonte mirëkuptimin e botës që çështja shqiptare të zgjidhet më mjete paqësore. Ndërkaq shqiptaret po organizoheshin mbi bazën e vlerave të tyre kombëtare, në shoqata humanitare, në aksione familja mban familjen Zoti  SHBA dhe bota demokratike kthej reflektorin ka shqiptaret. Organizime të tilla u bënë në të gjitha trevat ku jetonin shqiptaret. Ishim të gjithë për një dhe një për të gjithë. Keqbërës kishte edhe atëherë por forcat nacionale dhe demokratike kishin fuqi unike dhe shpirtërore. Në udhëkryqe të vendimeve të mëdha kishin dalë “Demokratet” e UJD-it.  Mbi bazën e unitetit dhe solidaritetit u formuan strukturat partiake dhe më vonë edhe strukturat shtetërore. Formimi i Qeverisë së Kosovës  dhe puna e sajë e mirë dhe e keqe mbulohej nga fuqia patriotike dhe solidare e shqiptarëve kudo që ishin. Organizimi i rezistencës paqësore dhe alternativa e saj. Në të gjitha këto aksione kombëtare ishte në ballë Salih Çekaj. Në këtë kohë pati shumë përzierje dhe vetëm të diturit mundë të kthjellnin ujin në çdo situatë. Lufta për unitet dhe lufta për përçarje ishin në skenë. Organizimi referendumit, zgjedhjeve të lira, zgjedhja e institucioneve të Kosovës dhe tendenca për të mbetur brenda kornizave Jugosllave.

Lufta për të bërë shtet dhe lufta për të penguar shtet bërjen e Kosovës. Kësaj pengese i vinte ndihmë e pa ndërprerë, nga lufta për të fituar për pushtet ende pa pasur shtetin. Marrëveshja më Shqipërinë për të trajnuar të rinjtë për luftë dhe tendenca për të armatosur popullatën nga Serbia si projekt për të arsyetuar masakrat e planifikuara më vonë.  Formimi i sistemit të mbrojtjes dhe armatosja graduale e sistemuar. Formimi i zyrave të ndërlidhjes në shtete demokratike dhe takimet për të biseduar më përfaqësuesit e vërtet të popullit shqiptarë të Kosovës. Korruptimi i kohë pas kohe i përfaqësuesve të Shqipërisë për ndonjë pazar të mesëm. Organizimi i FARK dhe krijimi i kundërshtarëve të brendshëm kundër FARK-ut.  Vrasja e figurave të rëndësishme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe vrasje e përkrahësve të Kosovës qoftë të brendshëm dhe ndërkombëtarë jo rrallë duke përdorur kriminelin shqipfolës. Në të gjitha këto rrethana shkëlqente  dhe triumfonte figura e kombit Salih Çekaj.                  

Gjithmonë figurë e unitetit, mirëkuptimit, solidaritetit të shqiptarëve.                                                                                

Lavdi Veteranit! Lavdi të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës ton të bukur.

18.04.2019 -Pejë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...