Mos certifikimi i Listës Serbe nga KQZ, vendim i qëlluar - Bota Sot
Mos certifikimi i Listës Serbe nga KQZ, vendim i qëlluar

Opinione

Mos certifikimi i Listës Serbe nga KQZ, vendim i qëlluar

Nga: Prof. dr Binak Maxharraj Më: 25 prill 2019 Në ora: 08:41
Prof. dr Binak Maxharraj

Për 19 Maj 2019 janë caktuar zgjedhjet e parakohshme për kryetar të katër komunave veriore të Kosovës. Nga subjekti politik Lista Srpska janë katër kandidatë për kryetar komunash. Kandidatet e Listës Srpska nuk u certifikuan nga KQZ. Mendoj së një vendim i këtillë i KQZ është me vend dhe i qëlluar dhe se nuk duhet ndryshuar deri se këta kandidatë së bashku me Listën Srpska të japin garanci se e njohin shtetin e Kosovës, ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Qe gati 20 vjet Lista Srpska nuk e pranon shtetin e Kosovës, vepron dhe e shantazhon shtetin e Kosovës, del hapur kundër shtetit të Kosovës, i anashkalon ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës ani pse i merr pagat nga Kosova, por edhe nga Serbia, krijon situatë konfliktuoze në veri. Kjo Lista Srpska nuk është e lidhur pothuajse me asgjë më Kosovën, por drejtpërdrejtë është e lidhur me Beogradin dhe sidomos më Presidentin Vuçiq i cili edhe është prodhues i kësaj Liste Srpska. Krerët e Listës Srpska nuk e marrin asnjë veprim pa lejen e Beogradit dhe Vuçiqit. Janë bërë vegla të politikës serbe ne Kosovë.

Mos certifikimi i këtyre kandidateve për kryetar nga Lista Srpsa nuk duhet të hiqet, por të qëndrojë edhe si një digë për te ia tërheqë vërejtjen Beogradit se këta janë qytetarë te Kosovës e jo të Serbisë dhe se nuk ka të drejtë të luajë lojën e djallit më ta. Me mos certifikimin e këtyre kandidateve reaguan shumë politikanë të Listës Srpska në Veri, më i zëshmi ishte qafiri Gjuriq, por reagoi edhe Presidenti Vuçiq i cili paralajmëroi së për këtë do ta njoftojë edhe Kancelaren Merkel në Samitin e Berlinit që mbahet me 29 të këtij muaj.

Kështu mbrohen serbët nga krerët e Serbisë edhe për gjëra më të vogla, kurse krerëve tanë shtetërorë nuk u ndihet zëri, nuk ankohen hiq, edhe për sjelljet dhe veprimet skandaloze që i merr Serbia kundër Kosovës. Asnjë pushtetar i joni nuk u ankua në Bruksel haptas se pse Serbia nuk po i zbaton marrëveshjet e aprovuara gjatë dialogut, askush nuk ankohet nga krerët tanë kur Serbia e shanë Kosovën nëpër botë kudo që arrin, askush nuk ankohet nga krerët tanë kur ajo haptas mundohet të pengojë Kosovën në anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombëtarë, askush nuk ankohet për angazhimin e Serbisë për ç’njohjet e Kosovës. Nuk reagojnë, sepse janë mjerana, të padijshëm, tuduka, të kapur dhe të shantazhuar nga Serbia. Kurse nga ana tjetër Serbia e çon në këmbë tanë botën për asgjë dhe kështu bota veç po bindet duke e lanë fajtor viktimën e jo agresorin.

Vendimi i mos certifikimit të kandidatëve, pra është i qëlluar, me vend dhe duhet të qëndroni po ashtu siç po qëndron vendosja e taksës e cila e dridhi Serbinë. Politika duhet të mos përzihet në punët e KQZ-së. Për tu certifikuar kandidatët e Listës Srpska ata duhet të kthehen nga shteti i tyre nga Kosova, të garantojnë se i pranojnë ligjet dhe Kushtetutën e saj, e jo si deri tani kur kjo Lista Srpska ka vepruar si shtet në shtetin sovran të Kosovës. Këtë se çfarë kanë bërë këta të Listës Srpska nuk mund ta gjesh askund në botë, veç në Kosovë te cilët nuk i ndalon askush sepse në Kosovë nuk kemi udhëheqës të denjë që luftojnë për Kosovën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...