Menaxhimi i krizës së ndërprerjes së negociatave

Opinione

Menaxhimi i krizës së ndërprerjes së negociatave

Nga: Prof. Ass. Dr. Nijazi Halili Më: 9 maj 2019 Në ora: 12:37
Prof. Ass. Dr. Nijazi Halili

Është me rëndësi që të ndërhyhet me kohë për të parandaluar largimin e negociatorëve dhe kur ato kanë filluar ta bëjnë këtë, të ndërhyhet për t'i rikthyer në tryezën e bisedimeve. Duhet bërë përpjekje që kjo të arrihet pa kërkuar ndihmë nga jashtë mjedisit të bisedimeve. Kjo do të ishte fyese për të dy palët.

Nëse është larguar vetëm një koleg nga ekipi negociator, atëherë nevojitën përpjekje të qeta e të sjellshme që të bindin pjesën tjetër të ekipit, me qëllim që të sjellin kolegun e tyre në tryezën e bisedimeve. Përfitohet nga lidhjet që mund të jenë krijuar me negociatorin pozitiv.

Ose negociatorin lëvizës më fleksibil.    Nëse është larguar gjithë ekipi negociator, atëherë situata është më komplekse dhe më e vështirë për t'u restauruar. Në ketë rast sugjerohet  që një nga anëtarët e ekipit tjetër të dërgohet për të takuar ekipin e larguar dhe për ta bindur atë që të kthehet në tryezën e bisedimeve.  Zakonisht për ketë rol përzgjidhet një nga anëtarët që ka qenë gjatë tërë kohës më i afërt, me i besueshëm dhe më pozitiv për palën që është larguar nga negociatat. Ky tip mund të jetë Negociatori Pozitiv ose Negociatori Lëvizës.

Këshillohet që mos të lejohet që të vijon gjatë ndërprerja, tejzgjatja e kohës së ndërprerë e cila  përbën rrezikshmërinë më të madhe për dështimin e orvatjeve për restaurimin e situatës.

Lypset insistim bindës dhe njëherazi shprehje dashamirësie e plotë për të mos lejuar krizën e ndërprerjes së negociatave, në rast se konsekuenca e ndërprerjes është më e keqe se vetë draft-marrëveshja që ishte shkaku i saj.   Vetëm në rast kur është krejtësisht është e pamundur për të restauruar situatën dhe për të vijuar negociatat me mundësitë e brendshme, atëherë behet e domosdoshme përpjekja e fundit: thirrja në ndihmë të një pale të tretë, një palë pajtuese, mediator  apo arbitrazhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat