Multikulturalizimi nga Paralamenti Maqedon - një Leksion për Aleksander Vuçiç? - Bota Sot
Multikulturalizimi nga Paralamenti Maqedon - një Leksion për Aleksander Vuçiç?

Opinione

Multikulturalizimi nga Paralamenti Maqedon - një Leksion për Aleksander Vuçiç?

Nga: Salihe Salihu - PhD kandidat Më: 14 maj 2019 Në ora: 15:59
Salihe Salihu

Këto ditë u mbajtën zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në garën për president pas përfundimit të numërimit të votave fitues doli Stevo Pendarovski. Ky emër tingëllon i njohur edhe për trevën kosovare pasi paraprakisht u problematizua kandidatura e kandidadëve – për shkak të përkatësisë etnike-politike. Disa parti shqiptare mendonin se kandidatuara e Blerim Rekës duhet përkrahur ndërsa partia më e madhe e shqiptarëve -  Bashkimi Demokrati për Integrim përkrahnin kandidaturën për president konsensual mes parties së Ali Ahmetit dhe Zoran  Zaev.

Këto mospajtimet për kandidatë u shuan në prag të ditës për të votuar dhe bëhej thirrje për të marrë pjesë masovikisht duke konsideruar që vota e qytetarëve është në dobi të shtetit dhe gjithë shtetasëve.

Fitorja e presidentit, Stevo Pendarovski, rriti ndjenjën e shpresës se tani e tutje Maqedonia do të jetë bartëse e vlerave multikulturaliste.  Pikërisht këto vlera multikulturaliste u shfaqën në ditën kur presidenti i sapo zgjedhur bënte betimin në parlamenti maqedonas që udhëheqej në gjuhën shqipe nga kryeparlamentari Taulat Xhaferi.

Në këtë ceremoni inauguruese u ftuan edhe presidentet e rajonit në mesin e tyre, përveç presidentit të Kosovës z. Hashim Thaçi ishte i pranishëm edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Ceremonia zhvillohej në gjuhën shqipe dhe kjo ishte një flakaresh mjaft i nxehtë për Vuçiçin - të cilit iu xhindos fytyra  gjatë mbajtjeve të kufijeve në vesh për ta kuptuar përkthimin nga shqipja në gjuhën që ai e kuptonte.

Sigurisht, që kjo ngjarje do të jetë pak me pasoja traumatike për Aleksandër VuçiԷin i cili do bie në depresion nga realiteti me të cilin u ballafaqua ai në parlamentin maqedonas. Por pas depresionit nëse Aleksandri dëshiron të kurohet duhet kuptuar se e ardhmja paqësore është e dizajnuar nga një qasje e re sipas modelit të multikulturalizimit.

Gjithashtu, nëse Aleksander Vuçiç do përcaktohet me qasjen e re drejt së ardhmes paqësore e multikulturore do të kontribuonte vërtetë në radhë të parë Serbisë për  ta drejtuar shtetin e vet drejt familjes europiane e jo të shantazon popullin e vet dhe gjithë Europën përmes Rusisë, e cila me territor gjysmë aziatike e gjysmë europiane ka ngelur sikur krimbi i dheut në mes dy kontinenteve.

Pos kësaj, nëse Aleksander Vuçiç ndryshon kursin e vet dhe instalon frymën paqësore duhet ti respekton shtetet fqinje e parasegjithash duhet ta njehë edhe Republikën e Kosovës që është shtet fqinjë i shteti të tij.

Kështu që,  parlamenti maqedonas me qasjen e vet paqësore e multikulturore natyrshëm e ka ngacmuar qasjen ultra nacionaliste e hegjemoniste të Aleksander Vuçiç duke ja dhënë këtij  një leksion se çfarë qasje duhet të ndjekë rajoni ballkanik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...