PAN-i s'rrëzohet me mocion mosbesimi!

Opinione

PAN-i s'rrëzohet me mocion mosbesimi!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 23 maj 2019 Në ora: 06:02
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

PAN-i & Lista Srpska është binomi bosht i Qeverisë Haradinaj i sajuar enkas për t'a sunduar Kosovën dhe shqiptarët duke pasur duartë e lira ; mbi Ligjin & Kushtetutën e Kosovës.

PAN-i & Lista Srpska n'bashkëqeverisje , s'ishte rastësi, por një produkt konsekuent e një konteksti t'dhënë historik ; t'përllogaritur, t'planifikuar e t'kalkuluar mirë, si "zgjidhje" imediate si konsekuencë e evoluimit pozitiv të shoqërisë sonë, e cila ishte ngopë me premtimet boshe, ishte zhgenjy më pritjët, dhe ishte thye & përplasë përtoke nga kapësit e shtetit-n'pushtet për rreth dy dekada...!

- PAN-i shqipëfolës dhe Lista Srpska, marionetë e Serbisë armike dhe e Presidentit serb, Vuqiq, duke nuhatë humbjën e besimit & mbeshtetjës së Sovranit, lidhën koalicion t'panatyrshëm qeverisës për të ruajtur & mbajtë n'zap pushtetin e pamerituar e abuziv.

Tanimë, s'është më lajm se "kumbarë" të këtij koalcioni anti-shqiptarë & anti-shtetëror të Kosovës, ishin Presidentët respektiv ; Thaqi & Vuqiq.

PAN-i ( PDK,AAK, NISMA), apo siq e quajnë vetën ; partitë e dala nga lufta, duke u thirrur në meritën për çlirimin e atdheut dhe bashkë me Listën Srpska dhe diskriminimin pozitiv-kushtetues për pakicat, me (pa) të drejtë ngase nuk kishin votën popullore, formuan Qeverinë Haradinaj, qeveri e skandaleve, krimit, nepotizmit, izolimit dhe e sjelljës n'pikë-pytje të shtetësisë dhe rrezikut permanent të falimentimit të Republikës së Kosovës.

- Lista Srpska, kjo strukturë mafio-kriminale e Serbisë n'Kosovë , e cila ; jo vetëm nuk njeh Institucionet Shtetërore të Republikës së Kosovës, por i luftonë ato, nga agu deri n'mbrëmje, dhe n'kordinim permanent me Beogradin zyrtar dhe Presidentin serb, Alekksandar Vuqiq, saboton dhe minon çdo proces zhvillimor, integrues dhe afirmativ të Republikës së Kosovës dhe shtetësisë se saj.

Koalicioni qeverisës : PAN & Lista Srpska, i kobshëm dhe fatal për vendin !

Asnjë nismë parlamentare e pushtetit që është interes nacional i Kosovës dhe shqiptarëve, nuk mund të shtyhet para, pa konçesione t'dëmshme, t'dhimshme dhe t'rrezikshme për vendin që duhet bërë Serbisë pëmes Listës Srpska, votat e e së cilës , sollën n'krye të Qerverisë, R.Hardinajn dhe mbajtën n'pushtet, Kadri Veselin me shokë...!

Qeveria e Kosovës, u bë me (pa) dashje, peng i Serbisë dhe i Vuqiqit, që nga votimi i mandatimit të saj dhe deri sot...!

Lista Srpska, bënë "lojën" e vet, por edhe ruanë e mbanë n'pushtet vetën (Serbinë) dhe PAN-in.

Loja : Hynë & delë nga pushteti, është lojë e sofistikuar nga "kumbarët", Thaqi & Vuqiq, për interes të Serbisë dhe PAN-it.

Është lojë e një politike populliste që i hedhë, hi syve popullit në njërën anë, dhe ruanë e mbanë pushtetin për vete, në anën tjetër.

Kështu dhe kësisoj ; mbijetojnë të kënqura dy krahët boshtor të Qeverisë Hardinaj, ngase kapin qellimet dhe ruajnë pushtetin mbi Kosovën dhe shqiptarët.

Tre liderët institucional, e kqja ma e madhe për vendin !

Presidenti Thaqi,ky peng i sherbimeve sekrete anti-shqiptare dhe i vetë Serbisë armike, ka shtye para idën serbe të copëtimit & ndarjës së Kosovës, duke delegjitimuar gjithë procesin valid e kredibil nderkombëtar për pavarësimin e Kosovës dhe duke ri-sjell n'tavolinë të bisedimeve ri-negocimin e statusit të Kosovës, edhe pse ai ishte kororëzuar me pavarësi të kordinuar nderkombëtarisht.

E gjithë kjo "gjëmë", për t'shpetuar lëkurën e vetë dhe të klanit të Tij, mafio-kriminal n'pushtet, nga Gjykata Speciale !

Kryeministri Ramush Haradinaj, i përgjigjet naivisht thirrjes së Thaqit & Vuqiqit pë ndryshim kufijshë, me idënë qoroditëse, degraduese dhe të rrezikshme, për një Konferëncë Nderkombëtare për Kosovën, ide të cilën, as armiku serb nuk do dinte t'ia mesoj R.Haradinajt.

Edhe ky hap i Kryeministrit të Kosovës, qonë ujë n'mulli të armikut tonë shekullor, i cili s'lë gur pa levizë, për t'a dëmtuar e zh'bërë shtetësinë e Kosovës dhe integritetin e saj teritorial.

Kryeparlamentari Veseli, dyfishi i t'keqës së Presidentit e Kryeminstrit ; ka n'dorë dhe n'zap të tre pushtetët e ndara dhe shumicën absolute të mediave të shkruara e vizive, qysh nga koha e SHIK-ut famë-keq & antishqiptar.

Kontrollonë me dorë të hekurt, agjensionet publike, asetet nacionale, pronën publike dhe t'gjitha kanalet e krimit, korrupsionit dhe kontrabandës...!

Ka privatësuar, n'bashkërendim me Thaqin, gjithë sistemin e Drejtësisë, duke manipuluar Prokurorinë dhe heshtë gjyqësorin.

Janë Ligj dhe Maliq, bashkë me Kryeministrin Hardianaj dhe tandemin serb , Veselinoviq & Radojqiq n'veri të vendit.

Kjo Qeveri e Hashimit, Kadrisë, Ramushit, Fatmirit, Veselinoviqit e Radojqiqit, nuk rrëzohet me mocion mosbesimi n'Parlament, ngase Opozita, LDK & VV, nuk i kanë numrat, dhe tendenca për t'a rrëzuar me mocion, ktheht bumerang, vetë opozitës dhe Kosovës, duke fuqizuar Qeverinë dhe duke e legjitimuar atë, edhe për së paku 6 muaj pas mocionit.

PSD-ja nuk është opozitë, ajo është një monstrum i PAN-it n'pushtet, të cilën e nxorri SHIK-u n'sipërfaqe n'momentin që i'u desh atij, për t'ruajtë pushtetin e kapësve të shtetit dhe për t'a dobësuar opozitën...!

Deklarimi i PSD-së për rrëzimin e Qeverisë, lehtë mund të jet një kurthë & lak nga SHIK-u i Kadrisë, andaj s'duhet merret serizisht ajo strukturë e ish VV-së, tani PSD !

PAN-in & Listën Srpska n'Qeveri, i ka ofruar plani ogurëzi për Kosovën dhe shqiptarët, i mbanë bashkë ; krimi, korrupsioni & kontrabanda...!

Kur t'pushojnë këto arsye, shkaqe & motive, rrëzimi i Pan-Qeverisë, delë n'horizont.

Uroi t'jam gabim, dhe ditët n'vijim, t'marrim lajmin për largimin e PAN-Qeverisë dhe hapjën e mundësisë, për zgjedhje të lira e demokratike, ku Porno-PAN koalicioni me Vuqiqin e Thaqin, do kishte humbjën e sigurtë...!

M'lajmroni, kur t'vije ajo ditë e shumëpritur !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat