Vetëflijimi i nënës pashke, për bijtë e saj të vrarë është një tragjikë e rrallë - Bota Sot
Vetëflijimi i nënës pashke, për bijtë e saj të vrarë është një tragjikë e rrallë

Opinione

Vetëflijimi i nënës pashke, për bijtë e saj të vrarë është një tragjikë e rrallë

Nga: Dedë Preqi Më: 25 maj 2019 Në ora: 15:27
Dedë Preqi

Gjurmat e luftës fashiste të Serbisë dhe natyrës së krimit të saj ç’farosëse mbi popullatën e pafajshme shqiptare, dhe në mos qofshin më brutale se në kohën e Hitlerit, ato janë edhe një çmendi njerëzore, të cilat kanë shkakëtuar pasoja të rënda dhe trauma të thella psikike tek populli i këtij vendi, sikur edhe rrëfimi i nënës Pashke Marku, nga Meja e Gjakovës, e cila në shenjë proteste dhe revolte për bijtë e vet të masakruar nga fashizmi serb, ajo vetë lagët me benzin dhe ia vënë flakën vetës, me çrast do ishte një rast i veqantë dhe ndoshta i vetmi në botën njerëzore.

Natyrisht e kaluara do ishte si një humnerë e hidhur dhe tragjike e këtij populli, të cilën shpesh e përcjell një prozhektim dhe dridhje ankthi, por edhe një trishtim i brendshëm, kur kujtohen domosdoshmërisht aktet e dhimbshme të asaj doze fatalizmi, në fakt ia imponojnë tërë kuptimin e jetës, sëcilës i rreh me rrëmbim pulsi i saj njerëzor, që jeton edhe sot në një rrënqethje pasigurie, dhe aq më pak është në gjendje ta shpëtojë dhe ta shërojë këtë plagë të rëndë shpirtërore.

Nga ana tjetër, nuk do ishte e drejtë të mirremi vetëm me të kaluarën e dhimbshme dhe të trishtuar, por janë rrethana që i zbërthejnë plagët e së djeshmës, të cilat e bëjnë të pa shpresë iluzionin e të së nesërmës, duke iu rreferuar  kushteve dhe rrethanave të sotme që nuk favorizojnë së paku një mirëqenje dhe kushte të mirëfillata njerëzore, por e ngjallin këtë rrëmujë të brendshme dhe këtë stuhi shpirtërore të pa fund.

Të gjitha këto rrëfime tragjike dhe të tjera të këtij populli, janë rrëfime dhe përjetime të rënda njerëzore që nuk mund të mos mirren parasysh, nëse duhet ta masim arsyeshmërinë dhe logjikën njerëzore dhe motivin për vetëvrasje, sikur të nënës kosovare në fjalë. Pikërisht, lloji i tillë i veprimit i kësaj nënë shqiptare, që vetëflijohet për bijtë e vet, nuk do ishte i pranuar si një përfundim” modus vivendi”, aktin e saj, por më shumë kur ajo provon në këtë mënyrë të reflektojë dhe të protestojë në këtë mënyrë para botës, sikur të gjejë jehonë të plotë dhe të marrin me mend fundin e kësaj loje tragjike të këtij populli.

Ngado që të nisemi rreth gjithë asaj lufte të pa mëshirshme që shkakëtoj logjika fashiste e Serbisë, ndaj kësaj popullate dhe gjithë asaj problematike që po shkakëton edhe në vazhdimësi në të ardhmën e saj, vetvetiu e vë përpara një pikpyetje dhe eksigjencë, se çka do bëhët me këtë popull, i cili është në një sprovë të rëndë për të shprehur edhe akoma qëndrueshmërinë e vet të pamundur, kur kriminelët e gjithë kësaj çmenduerie akoma nuk mirren në pyetje nga gjykatat përkatëse ndërkombëtare dhe vendore për krimet e tilla antinjerëzore.

Ka qindra e mijëra argumente, që dëshmojnë përjetimet e rënda tragjike të popullit shqiptarë, që ka shkakëtuar fashizmi i Serbisë, dhe përveq asaj që ka asgjësuar gjithçka që ka qenë shqiptare, fashistët serb i kanë asgjësuar edhe mijëra fëmijë, si edhe fëmijët në djep, si krijesën më të pa fajshme dhe më të dashur në jetë, që ka sëcili popull.

A nuk mjafton kjo për civilizimi i kësaj bote demokratike, për të kuptuar rrolin e politikës serbe dhe regjimit fashist të Millosheviqit, i cili po ta gjente rastin nuk do përmbahet as regjimi i Vuçiqit, me përpjekjet e tij dhelpërake dhe urrejtëse ndaj kësaj popullate, për të ngjallur edhe njëherë ideologjinë e Millosheviqit, në përpjekjet e tij të vazhdueshme, duke mos hequr dorë nga predentimet dhe qëllimet e pa frenuara, që të minimizojë dhe zhvlerësojë të drejtën e këtij populli dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Prandaj, gjesti i nënës Pashke, e cila në shenjë revolte dhe zemërplasjes së saj që ka pasur për bijtë e vet, si edhe shumë shembuj të tjerë që ka në hambarin e tragjedisë së këtij populli, nuk bëhët fjalë që ka të bëjë vetëm për një medium dhe psikoanalizë shoqërore, por është lloji më i veqantë një proteste para Bashkësisë Ndërkombëtare, e cila si e tillë është e imponuar nga tragjeditë dhe rrethant e tilla që i ka përjetuar popullata shqiptare.

Nënat shqiptare gjithherë kanë qenë flijuese për fëmijët dhe kombin e vet, por një gjest i tillë, sikur i nënës Pashke, do të ishte i veqantë me pasojën e rëndë ndaj vetëvetës, që në shenjë proteste dhe martirizimi për bijtë saj dhe shumë bijë e bija shqiptare, duke e zgjedh këtë mënyrë të qëndresës dhe vetëflijimit, por kurrë nën thembren pushtuese dhe makinerisë fashiste serbe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...