Arbër Xhaferi nuk ka vdekur njerëzit e mëdhenj nuk vdesin kurrë

Opinione

Arbër Xhaferi nuk ka vdekur njerëzit e mëdhenj nuk vdesin kurrë

Nga: Ejup Berisha Më: 29 maj 2019 Në ora: 18:42
Ejup Berisha

Vërtetë na shkeli sa ishte në Politikë por edhe na dha shumë mend dije dhe koncepte të politikës dhe filozofisë bashkëkohore dhe progresive. Zaten secili udhëheqës shqiptar e ka shkelur e shkel dhe do ta shkel kombin e vet në mënyrën dhe stilin e vet derisa ky komb nuk zgjohet nga gjumi e letargjia dhe nuk kthjellet pak intelektualisht dhe politikisht.

Ky shkeljen e bënte indirekt përmes grupacionit keqbërës dhe kriminal të cilin e ka çdo Parti shqiptare si pjesë përbërëse e tij. Arbër Xhaferi legjenda e gjallë e intelegjencës shqiptare po jo edhe e politikës sepse në politikë për udhëheqës politik vlejnë ligje dhe rregulla krejtësisht tjera.Nuk mund të jeshë udhëheqës i mirë politik dhe përparimtar nëse nuk ja ke bërë jetën më të mirë dhe më të durueshme kombit tënd këtë gjë nuk e bënë asnjëri udhëheqës politik shqiptar në ish Republikën e Maqedonisë as Nevzat Halili,as Abdurahan Haliti,as Imer Imeri,as Arbër Xhaferi as Ali Ahmeti as Menduh Thaqi.

Por për dallim prej këtyre të tjerëve Arbër Xhaferi e zbatoi një praktikë të mirë dhe shumë pozitive ky i mbante rreth vetes intelektualët shqiptar pasiqë edhe vet ishte i tillë gjë të cilën siç thashë nuk e bënë dhe nuk po e bëjnë të tjerët. Ne në çdo periudhë kohore po na ndodh një absurd I llojit të vet ne në skenën politike dhe shoqërore po na vijnë njerëz më pak të ditur dhe me më pak intelegjencë. Arbëri i ndjerë fizikisht vazhdon të jetoj dhe të kontribuoj akoma pozotivisht për kombin e vet tani përmes emrit të tij të cilën do ta mbajë rruga e cila i lidhë Republikën Veriore të Maqedonisë me Republikën e Kosovës.Tek len dielli e preron hëna djal si Arbër Xhaferi më nuk bën nëna.

Tanimë duhet të kemi më shumë motiv për të udhëtuar në Republikën e Kosovës për arsye se rrugës së Arbër Xhaferit do të na kujtohen fjalimet si dhe diskursi i tij intelektual dhe politik I nivelit më të lartë të cilat porosisnin për unitet bashkpunim dhe bashkim kombëtar. Urime rruga e re rruga e shpresës si dhe e lidhjeve ndërshtetërore, kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo është hera e pare që kombi shqiptar i jep një mirënjohje shumë të rëndësishme një kolosi të madh të intelegjencës kombëtare. Faleminderit Republikë e Kosovës për nderin që ia bëtë birit tone dhe tuajit Arbër Xhaferit. E gëzofshim rrugën e re Arbër Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat