Ekzekutimet, burgosjet, arrestimet arbitrare dhe arratisjet e patriotëve shqiptarë nga OZN-ja dhe UDB-ja jugosllave

Opinione

Ekzekutimet, burgosjet, arrestimet arbitrare dhe arratisjet e patriotëve shqiptarë nga OZN-ja dhe UDB-ja jugosllave

Nga: Sami ARIFI Më: 30 maj 2019 Në ora: 17:44
Sami Arifi

Vrasjet, burgosjet, arrestimet arbitrare, torturat dhe arratisjet e shqiptarëve bënin pjesë në arsenalin e UDB-së, në trevat tradicionalisht të panënshtruar siç ishte Kosova, prandaj urdhëri i OZN-së dhe i UDB-së nën udhëheqjen e Aleksandër Rankoviqit ishte i prer dhe i pa diskutueshëm për nënshtrimin dhe poshtrimin e shqiptarëve.

Shaip Kamberi u lind në fshatin Gajre të Tetovës, ai ishte sekretar i shoqatës studentore “Besa” dhe kryetar i degës së saj në Tetovë. Shaipi u angazhua për vendosjen dhe konsolidimin e pushtetit shqiptar në Maqedoninë Perëndimore dhe për bashkimin e trevave të mbetura nën bashkimin bullgar gjatë viteve 1941-1944. Ai ishte deputet në Kuvendin Kombëtar të Shqipërisë si dhe kryetar komune gjatë viteve 1943-1944 dhe veprimtar i dalluar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit pastaj kryetar i Komitetit Qarkor për nënprefekturën e Tetovës. Ai nuk pranoi dorëzimin e pushtetit komunistëve që së fundi kaloi në strukturat maqedonase. Shaipi u arrestua nga OZN-ja më 16 tetor 1944 dhe u likuidua mizorisht.

Qazim Komoni u lind më 1895 në Gjakovë, ai mpas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste u interrnua në Itali, pastaj nga shkurti deri në maj të vitit 1944 ishte komandant i sektorit “Kosova” të ushtrisë shqiptare me gradën e kolonelit. Qazimi ishte mjaft aktiv kundër sulmit çetniko-partizano-serb si dhe organizator i formacioneve vullnetare. Pastaj ai u rikthye në Tiranë dhe mbeti në dispozicion të Komandës së Ushtrisë Shqiptare pas suprimimit të sektorit “Kosova”. Qazim Komoni për shkak të veprimtarisë së tij u arrestua nga regjimi komunist në Shqipëri dhe në fillim të vitit 1946 ai iu dorëzua autoriteteve jugosllave. Qazim Komoni vdiq nga torturat mizore të pushtuesëve jugosllavë në burgun e Mitrovicës së Sremit.

Adem Guta u lind në fshatin Jezerc të komunës së Ferizajt, ai ishte i dëshmuar për veprimtari patriotike, pastai ai në vitin 1942-1943 u bë kryetar në komunën e Sllatinës (Qëndresës), tashmë fshat në komunën e Vitisë. Adem Guta ishte edhe antar i Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare.

Adem Guta duke parë rrethanat kah përfundimi i luftës u rreshtua në “Brigadën e VII Sulmuese për Kosovë e Metohi”. Që nga fillimi i vitit 1945 Guta u gjend në radhët e Brigadës VII-të të Shaban Haxhisë, pikërisht në batalionin e III-të, ku komandanët ishte anagjakovari Sadri Zeqë Doqi, kurse komesar Xhevdet Pula, sekretar i këtij batalioni ishte Rrustem Statovci, sipas të cilëve Ademi ishte akuzuar se kishte “vrarë vëllezërit tanë serbë”, ndërsa denoncimin e kishte bërë komesari Nazmi Kursani. Nazmi Kursani nga Gjakova pas luftës shërbeu në radhët e OZN-ës e të UDB-ës, ai pati rol vendimtar në arrestimin e Marie Shllakut, ndërsa gjatë aksionit të mbledhjes së armëve (1955-1956), ishte një nga zbatuesit më të zellshëm të politikës zyrtare jugosllave. Ademi ishte pushkatuar para brigadës i lidhur për një bagremi, ku, në të ishte shtirë me pushkë automatike dhe ishte bërë copë-copë. Vrasja e Adem Gutës ndodhi më 2 shkurt në Mramorak afër Kovinit të Vojvodinës.

Mulla Idriz Gjilanin vera e vitit 1944 e gjeti në luftë të vazhduar në mbrojtje të Kosovës në kufijt lindor, në luftën e Velegllavës më 28 qershor dhe në luftën e Kikës më 26 korrik po të njejtit viti. Meqë Komanda e Zonës së IV-të të Mbretërisë së Shqipërisë kishte lëshuar kushtrimin për mobilizim kombëtar, pastaj ai ishte caktuar komandant i përgjithshëm i vullnetarëve shqiptarë të kësaj zone, dhe kishte arrit fitore të konsideruar, ndërsa për komandant të IV-të të ushtrisë së Mbretërisë së Shqipërisë në Prishtinë, ishte kolonel Fuad Xhafer Dibra. Mulla Idriz Gjilani ishte udhëheqës i aksionit për çlirimin e Gjilanit nga pushtuesit serbo-çetniko-komunist, me ç’rast liruan nga burgu i këtij qyteti disa të burgosur shqiptarë. Ai pas përfundimit të lufës arrestohet nga OZN-ja dhe ekzekutohet.

Aqif Bluta- Haxhiahmeti u lind në Pazarin e Ri më 1887, ai kishte kryer akademinë ushtarake në Turqi, Aqifi mbas vitit 1918 u kthye në vendlindje, pastaj ai i ndihmoi Ferat Dragës për formimin e Xhemjetit, dha u zgjodh sekretar organizativ dhe deputet në Mbretërinë e SKS. Aqifi gjatë Luftës së Dytë Botërore ngriti administratën shqiptare në Pazarin e Ri, të cilën e organizoi dhe e udhëhoqi me sukses në mbrojtje nga çetnikët dhe partizanët serbë. Ai ishte veprimtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe deputet në Kuvendin kombëtar të Shqipërisë (1943-1944). Aqifi iu dorzua organeve të pushtetit partizan të Gjakovës, pas depërtimit të forcave partizane jugosllave. Partizanët jugosllavë mbas torturave mizore që bën ndaj Aqif Blutës e pushkatuan në janar të vitit 1945.

Xhemajl Zeqir Arifi (që në popull njihet si Mulla Xhema) u lind në Sllatinë të komunës Vitisë, ai ishte i caktuar nga Iljaz Agushi (Iljaz Agushi kishte funksione të ndryshme që nga viti 1941, si kryetar i komunës Prishtinës, ministër i Punëve Botore, dhe ministër i Punëve të Brendshme, Iljazi më 27 shtator 1943 u ekzekutua në banesën e tij në Tiranë nga njësiti gueril i përbër nga atentatorë kosovarë e tiranas) dhe nga Xhafer Deva (Xhafer Deva ishte emërua me postin e ministrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë e Tiranës) kryetar në “Këshillin e Gjyqit të Paqit”, për mobilizimin e vullnetarëve kundër serbo-çetniko-komunistëve në Moravën e Epërme, ku më vonë zgjedhet edhe kryetar komune i Sllatinës (Sllatina ishte komunë 16 vite para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, që tashmë është fshat). Xhemajl Zeqir Arifi pas përfundimit të luftës vendosi mos të largohej nga atdheu. Ai gjatë rrugës nga Gjilani për në Sllatinë u arrestua nga ushtarët e OZN-ës dhe u burgos në Gjilan, pastaj ai u pushkatua në ditën e ejte , më 22 dhjetor të vitit 1944, në kodrën “Popoviq”, përtej vendit “Doboje”, në afërsi të restoranit “Bojana sot”, ku, së bashku me Xhemajlin për veprimtari kundër serbo-çetniko-komunistëve ishte pushkatuar pa asnjë proces gjyqsor edhe Aqif Tetovë Gjilani dhe Sylejman Imeri nga Sllatina. Xhemajl Zeqir Arifit iu kishte vrarë edhe vëllau, Ahmet Zeqir Arifi, në fillim të luftës së Dytë Botërore, në Mitrovicë së bashku me Sherif Vocën nga ushtria e kapiten Kaliqaninit që i kishte marrë shqiptarët me dhunë, kinse për mobilizim kundër ushtrisë hitleriane dhe i kishte masakruar. Ahmet Zeqir Arifi së bashku me Sherif Vocën gjatë shpërthimit të rrethimit të ushtrisë kapetan Kaliqaninit, pas një fufte ballë për ballë në rrethim, Ahmeti dhe Sherifi, kishin rënë heroikisht.

Shefqet Shkupi ishte Prokuror i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, ai pas luftës u arrestua nga repartet e Brigadës V-të të UNÇSH-së, të komanduar nga Shefqet Peci dhe u pushkatua në afërsi të Prizrenit pa asnjë proces gjyqsor.

Bedri Abdi Pejani u lind në Pejë më 1885, ai ishte Delegat në Kongresin e Manastirit 1908 dhe pastaj sekretar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” (1918-1924). Bedriu gjithë jetën e vuri në shërbim të kombit dhe të atdheut, ai për qëllime të tilla bashkëpunoi edhe me Kominternin dhe me LNÇ-në. Që nga janari deri në mes të qershorit ishte kryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Ai u arrestua nga sigurimi i Shqipërisë në vitin 1945 dhe iu dorëzua autoriteteve jugosllave që pastaj atë e dënuan me vdekje. Bedri Pejani vdiq në spitalin e Prizrenit më 6 korrik të vitit 1946. Vazhdon pjesa e dytë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat