Tribunali ndërkombëtar për krimet serbe, vorbull që përbinë Opozitën!

Opinione

Tribunali ndërkombëtar për krimet serbe, vorbull që përbinë Opozitën!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 30 maj 2019 Në ora: 19:04
Isa Mustafa, Albin Kurti

Kauza e shefit të PAN-it, alias Kryeparlamentarit Veseli, njëherit Kryetar i PDK-së, si iniciator për formimin e një tribunali nderkombëtar për krimet serbe n'Kosovë, kauzë kjo : puro-politike dhe për konsum të mbrëndshëm dhe efekt që ndihmon vetëm Serbinë dhe kundershtarët e pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës, sikur ka mbërthyer & rrëmbyer keq edhe opozitën n'Parlament (LDK & LVV) !

LDK & LVV, edhe pse t'vetëdijshëm për "seriozitetin" e kartave të PAN-it n'shtet-kapje, karta këto populliste që i absorbon & thithë vetëm një "treg" i pa dënjë dhe i pa integritet siq është sot realisht Kosova dhe shqiptarët, në vend që t'a xh'veshin & dekonspirojnë atu-në e radhës të kastës kriminale n'pushtet (lexo : n'shtet-kapje) PAN-it dhe shefit të saj, Kadri Veseli, bëjnë gabimin e radhës duke bashkuar zërin më pusht-shtet-mbajtësit, PAN-in !

Opozita me (pa) vetëdije noton në ujërat e turbullta të kastës krimnale n'pushtet !

Opozitarizmi i cili noton n'ujërat e një pushteti abuziv e kriminal, nuk është në interes të qytetarëve të vendit, të ardhmes së Republikës së Kosovës, dhe as të vetë Opozitës, pikërisht veprimi dhe sjellja e kundërt është e duhura ; pra në interes të vendit dhe integrimeve Euro-përendimore dhe Atlantike.

- Për tribunal ndërkombëtar për krimet dhe gjenocidin serb n'Kosovë; kishim, kemi dhe do kemi nevojë edhe në të ardhmën, por qasja dhe serioziteti janë n'shpërputhje dhe inkompatibile n'mes të qellimit dhe synimit.

Momentumi dhe konteksti historik i kësaj iniciative të Krye-PAN-istit, Krye-SHIK-istit dhe Krye-PDK-istit, Kadri Veseli, ka një synim & qellim t'vetëm :

Ruajtjën & mbajtjën n'pushtet dhe n'shtet-kapje të kapo-bandave n'PAN & Lista Srpska në interes të kastës kriminale n'pushtet dhe të armikut shekullor serb, kaq !

A nuk duhet marrë me shumë rezervë dhe skepiticizëm nismën kur ajo vjenë nga qarqe dhe akterë të cilët nxjerrin "karta" populliste për t'mbrojtur lëkurën e vetë, të vartësve që i rrethojnë dhe gjithë kastës kriminale n'shtet-kapje ?

Përgjigja është në vetë mbrëndinë e pytjes.

Pse atëherë, në vend që t'a nxjerrë lakuriq (cullak) inisiativën e Kadrisë dhe synimin e tij djallëzor, Opzita (LDK & LVV), rrëshqet në ujërat e kazanit të krimit të gaditur n'kuzhinat e anti-shqiptarizmit ?

E vetmja përgjigje, rezulton të jet :

Ruajtja & rritja e elektoratit !

Sa është e dënjë dhe e shendetshme n'jetën poltike opozitare në një vend ku krimi, sterkeqja dhe abuzimi me pushtetin, nuk janë raste të izoluara por përkundrazi ; janë : normë, dukuri dhe sistem.

JO, Opozita nuk duhet dhe s'guxon të "shkrihet & tretët në pulsin dhe dinamikën, në temat dhe kartat populliste pushtetmbajtëse të klaneve ; mafio-kriminala n'shte-kapje,PAN dhe Krye-PAN-istit , Kadri Veseli !

Krye-PAN-isti i sotëm dhe Krye-SHIK-isti i djeshëm & sotëm, Kadri Veseli, njeriu dhe banda e të cilit qendron :

- Mbi krimet monstruoze të vrasjeve politike n'Kosovë ; para. gjatë dhe pas luftës çlirimtare 98/99 të shekullit të kaluar,

- Mbi krimet ekonomike të uzurpimit, përvetësimit dhe privatizimit pa norma e kritere të pasurisë nacional-shtetërore të Kosovës,

- Mbi krimet e mbytjës dhe ngulfatjës ekonomike ; inisiativës së lirë, ekonomisë së tregut dhe investimeve kapitale, permes ; mitos, haraqit dhe fajdeve të detyrueshme të dala n'siperfaqe gjithandej...!

Opozita duhet të shpalosë alternativë qeverisëse ; të diktoj tema, të lobojë në afirmimin e tyre dhe të iluminoj masën qytetare për skandalet, korrupsinin, krimet dhe nepotizmin e pusht-shtetit n'shtet-kpaje, dhe jo të hynë & luanë "vallën" e PAN-it & Listës Srpska !

Opzitarizmi i LDK & LVV, duhet të jet i logjikes së dimensioneve kohezive & koherente ; afatgjate në interes të zhvillimit dhe integrimeve, dhe jo sot për neser (ad-hock), sikur është "fati dhe loja" e bandave kriminale n'shtet-kapje.

"Rjedhjet" n'LDK janë të izoluara po ka të tilla (rasti i Teutës & ?), derisa ato në LVV janë fluide dhe histerike.

Shkëputja e "PSDK"-së dje, ai i ikjës së Donika Kada Bujupi pardje, dhe akter sikur Rexhep Selimi sot e gjithë ditën, janë të frikshme në taborin opozitar me shumicë shqiptare n'Parlamentin e Kosovës.

- Ky fakt e bënë, jo-shpresëdhënës dhe t'pabesueshëm një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së PAN-it & Serbisë armike për numrat, kur dihet se PSDK-ja nuk është derivat i vullnetit të Sovranit, por produkt i SHIK-ut dhe për SHIK-un.

Unë kështu e shoh & e di , përkundër faktit se do deshiroja të jet ndryshe !

Rrëzimi i Qeverisë së PAN-it & Serbisë n'qeverisjën e Republikës së Kosovës, është akt patriotik dhe nacional-shtetëror i Opozitës n'parlamentin e Republikës së Kosovës, LDK & LVV dhe i vet qytetarëve shumicë absolute të vendit, ngase ;

- Do i hiqte qafe një të keq të madhe vendit, PAN-in & Serbinë

- Do sh'kapte shtetin dhe çlironte pushtetët e ndara, tanimë n'zap të PAN-it & Lista Srpska,

- Do i hapte përespektivë vendit, zhvillimit ekonomik dhe integrimeve me një qeverisje diametralisht ndryshe dhe në interes të qytetarëve.

Pa dashur t'mbjellë defetizëm, më duhet t'a thëm pa ekuivoke mendimin dhe bindjën time konstante :

Ata që u bënë bashkë mbrënda 24 orëve ; PAN-i i sotëm, pakicat dhe mbi të gjitha, edhe pakica serbe, për t' rrëzuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, Qeverinë ma t'sukses'shme të pas luftës të drejtuar nga LDK-ja, alias, akademik Isa Mustafa-Kryeministër, dhe t'njëjtit, u ri-grupuan, përjashto pjesën e LVV-së të Albin Kurtit në një bllok parazgjedhor, dhe sot "qeverisin" në mënyrë abuzive me vendin, nuk u'a kam besën, sot e gjithë ditën...!

Të tillët, duhet të kalojnë proces katarsi & metamorfoze që determinojnë ndryshimin imediat, mendoj unë...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat