Kryeministër a je n`vedi,apo të kanë lanë...?! - Bota Sot
Kryeministër a je n`vedi,apo të kanë lanë...?!

Opinione

Kryeministër a je n`vedi,apo të kanë lanë...?!

Nga: Prof. dr Binak Maxharraj Më: 12 qershor 2019 Në ora: 18:17
Ramush Haradinaj

Para disa viteve kur Hashim Thaçi u katandisë për President të Kosovës për disa kohë si refren e kishte pajtimin me Serbin.Kuptohet pa kushte,sikurse në Kosovë të mos kishte ndodhë asgjë,sikur të mos kishte pas as luftë e as gjenocid nga ana e Serbisë mbi popullin shqiptar.Sot the haptas para krejtë botës,aty ku nuk është dështë të thuhet së:

"Popull ynë guxon me u pajtua me Serbinë, i bëjmë thirrje presidentit Vuçiq ta njohë Kosovën në kufijtë aktual. Kosova është e gatshëm për pajtim me Serbinë, këtë e bëjmë në shenjë mirënjohje ndaj SHBA-ve”.

Vertet Kryeminister a je n'vehte apo te kanë lën,apo e pate nga ngazllimi për te thanë diçka të madhe bash sot kur krejtë bota i kishte syt nga ne.Unë mendoj së nuk e ke bekimin e popullit të çirresh për pajtim me Serbin.Jo,Kryeministër Serbia se bashku me Vuçiqin dhe Daçiqin kanë ba gjenocid ne Kosovë.Ata duhet ti pastrojnë disa hesape me Kosovën ,para se ti thrrasish për pajtim falje.Po,Kryeministër si është e mundur që viktima ti kërkoj fale vrasesit.A nuk është ky nençmim,a nuk është ky poshterim.Kjo nuk ka ndodhë askund në botë pos te ti dhe Hashim Thaçi.

Pse Kryeministër i bijni në gjunjë në garniture vrastare e cila sot,nuk qeverisë,por sundon me Serbin.Po edhe Vuçiq dhe Daçiq janë njësojë si Millosheviqi.Asgjë nuk ka ndryshuar në mentalitetin e tyre vrastar.Më ju dhanë raste neser ta hekun kokën.Këta e mbajnë popullin serb ne ethet dhe euforin nacionaliste.Këta sot i urrejnë dhe i fejn shqiptaret siç po beënë për çdo ditë Daçiq dhe Bernabiq.Këta,edhe sot e pas 20 vite e mbajnë popullin serb ne karantin informative.

Mbi gjysma e popullit serb hala nuk dijnë vertet se çka ka ndothë në Kosove ne vitet e nendhjeta,por janë këta te cilët njesoj si Millosheviqi e mbejnë dhe e ushqejnë popullin serb më nacionalizem të terbuar kundër shqiptareve.Mos harro Kryeministër kjo klasë fashiste,çetnike ne Serbi nuk donë pajtim,por ajo don tokë Kosove,pa këte ajo zor do të çkapët nga Veriu i Kosovës.

Lë krejtë e krejtë po qysh nuk po te dhembët gjaku i familjarëve tu dhe të mbi 10 mijë viktimave në Kosovë dhe ti kërkosh pajtim me Serbin,kur ajo vetë nuk e deshiron këtë.

Këtë krrokamë të sodit para krejtë botës nuk e ka pritë askush,e aq më pak populli i Kosovës.

Nodshta një hajmali të hoxha do të bante mirë,noshta do te kthjellesh pak...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...